Firmoset protokolli, 13 shoqëri call center do riatdhesohen në Itali

775
Kryeministri italian Paolo Gentilono ka nënshkuar në selinë e qeverisë italiane protokollin e marrëveshjes së riatdhesimit me 13 shoqëri call center të sipërmarrjeve të mëdha të cilat impenjohen për të rikthyer në Itali aktivitetin e tyre që deri më sot zhvillohej në vende si Shqipëria, Bullgaria, Kroacia e Tunizia.

13 shoqëritë që kanë firmosur protokollin e marrëveshjes janë Tim, Vodafone, Wind Tre, Enel, Eni, Poste, Sky, Mediaset, Unicredit, Intesa San Paolo, Fastëeb, Ntv, e Trenitalia, të cilat përbëjnë rreth 65 % të të ardhurave të këtij sektori.

“Ky është një hap historik, është shprehur kryeministri Gentiloni, një vlerë e shtuar për qeverinë italiane e që shpreh ndjeshmërinë e saj ndaj problemeve të shoqërisë duke u impenjuar të mbroj të drejtën e punës.”

Protokolli i marrëveshjes synon të rregullojë sistemin e punës në shoqëritë që operojnë në sektorin call center, duke limituar zhvendosjen e tyre jashtë kufirit italian e duke u bazuar në 4 pika kryesore; riatdhesimi, cilësia e shërbimit, kosto e punës e mbrojtja sociale.

Shoqëritë që kanë firmosur këtë protokoll impenjohen që 95% e aktivitetit të drejtpërdrejt të tyre të zhvillohet në Itali, ndërsa për kontratat e reja impenjohen që 80 % e vëllimit të outsourcing, të kryhet në territorin italian.

“Qeveria është sot dëshmitare e një iniciative të një rëndësie të mëdha”, ka komentuar firmosjen e këtij protokolli Ministri italian i zhvillimit ekonomik Carlo Calenda. “Sistemi i punës në shoqëtirë Call center është një sektor kompleks, e ky protokoll është hapi i parë në politikat e ndërmarra nga qeveria për rregullimin e tij, Shoqëritë call center nuk janë një sektor kalimtar i punës por një sektor që sot punëson rrth 80 mijë persona.”

Firmosja e këtij protokolli është pritur pozitivisht nga grupet e mëdha sindikaliste italaine të cilat kërkojnë “më shumë transparencë jo vetëm në garat e sistemit të tenderave por dhe në kontratat e punës së punonjësve,”

Ndërsa për Paolo Sarzana, kreun e “Assocontact”, i organizatës kombëtare të shoqërive call center, “sistemi i punës në shoqëritë call center ka nevoj sot më shumë se kurrë për një ekulibër ekonomik e për të arritur këtë është e domosdoshme një reformë e vërtetë e këtij sektori, me ligje që detyrojnë të respektojnë rregulla të rrepta për të gjithë.”
Sigal