Firma “Copri-Aktor” nuk paguan kontraktohet dhe punëtorët

331
Mosmarrëveshjet mes kopanisw greke “Copri-Aktor” dhe qeveris shqiptarë janë bërë shkak për pezullimin e punimeve në aksin rrugorë Tiranë-Elbasan. Kompania greke prej disa kohesh ka braktisur punimet në këtë projekt rrugorë, pasi sipas saj shteti shqiptar nuk e ka paguar detyrimet që i takojnë. Në rrugën nga Bërzhita në Ibë, ku pak muaj më parë pati rrëshqitje masive të dheut, e cila është përfshihet në këtë projekt, nuk është e vetmja pjesë e rrugës, ku kompania “Copri-Aktor”, që fitoi tenderin për ndërtimin e një prej veprave më të rëndësishme infrastrukturore në vend nuk punon, pasi edhe në zonën e Mulletit, ku punohej me ritme të ngadalta, çdo gjë duket se është bllokuar. 
Skandali i mospagesës së nënkontraktorëve dhe punonjësve 
Përveç bllokimit të punimeve në aksin rrugorë Tiran- Elbasan, abuzues qëndron edhe fakti i mos pagesës së nënkontraktorëve dhe punonjësve nga kompania greke. Të pranishëm në zyrat e kompanisë disa prej nënkontraktorëve thonë se prej kohësh nuk kanë marrë pagesat nga shoqëria, e cila nga ana e saj u thotë se nuk është paguar nga shteti. Kështu janë miliona euro të projektuara për këtë aks rrugorë që nuk dihet destinacioni i tyre. Për shkak të pezullimit të punimeve nga kompania greke, burime pranë qeverisë bëjnë me dije se do të ndërpresin kontratën me kompaninë. Një javë më parë kjo kompani tentoj të largoj makineritw drejt Greqisë por u ndalua nga punonjësit e saj të cilët bllokuan këtë veprim për shkak se nuk ishin paguar prej disa kohësh. Në një kohë që shteti shqiptarë dhe kompania greke i pasojnë njëra tjetrës fajet, nga ana tjetër janë nënkontratorët dhe punëtorët të cilëve deri tani nuk u është dhënë ende n jë zgjidhje lidhur me mos kryerjen e pagesave ndaj tyre. Sipas punonjësve prej më shumë se një viti nuk u janë dhenë lekët dhe situacionet, pasi kompania justifikohet se nuk e ka paguar shteti. Një tjetër çështje e mbetur pezull duket se është fati i familjeve, që kanë shtëpitë në afërsi të rrugës ku ndodhën rrëshqitjet e dheut, çështje e cila është kthyer në një tjetër argument përplasjeje mes shoqërisë dhe qeverisë. Përplasja mes shoqërisë dhe kompanisë ka nisur muaj më parë, kur për shkak të disa situatave të krijuara, kompanisë nuk i janë njohur situacionet e punimeve. Ajo që i dha një tjetër shtysë konfliktit është se, kujt do t’i njihen shpenzimet për riparimin e rrugës së dëmtuar nga shembjet e mëdha para disa muajve, që sollën bllokimin e rrugës. 
Reagimi i Haxhinastos
Ndërsa ministri Haxhinasto ka reaguar lidhur me projektin ku sipas tij ai mbart simptomat e projekteve të zhvilluara në përgjithësi në Shqipëri, me studime dhe zgjidhje teknike difektoze. Në këto kushte, qeveria nuk përjashton dhe ndërprerjen e kontratës me kompaninë. “Nuk përjashtojmë edhe përfundimin e kontratës me kontaktorin aktual dhe realizimin e përfundimit të punimeve ndoshta me një kompani tjetër. Nuk e them për të intimiduar ndonjë kontraktor apo dikë tjetër. Në Shqipëri ka përfunduar koha, kur kompanitë mund të vijnë dhe të bëjnë gallatë me paratë e shtetit dhe qytetarëve shqiptarë”, tha ministri Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës.