Finlanda mundësia e artë, ja pagat deri në 5,000 Euro dhe si të punësoheni e të hapni biznesin tuaj

5726
Sa paguhen punonjësit finlandezë dhe funksionimi i sistemit të punës në Finlandë, mënyra më e thjeshtë për të hapur biznesin tuaj
Republika finlandeze apo Finlanda (finlandisht: Suomen tasavalta dhe suedisht: Republiken Finland) ndodhet në pjesën më veriore të Evropës. Shteti “nordik” në veri-perëndim ka dalje në Detin Baltik, në jug të saj gjendet gjiri i Finlandës që e ndan atë nga Estonia, ndërsa gjiri Botnia (Bothnia) gjendet në perëndim të vendit. Kufiri tokësor i vendit të ftohtë, përshkohet nga Suedia, Norvegjia dhe Rusia që gjendet në pjesën lindore të kufirit. Ishulli Aland (Åland, Ahvenanmaa), në pjesën jug-perëndimore të bregdetit finlandez është nën-sovranitetin e Finlandës dhe ka një autonomi të gjerë. Banorët nordikë të Suedisë dhe të Finlandës e thërrasin Suomi, ndërsa në latinishte termi Finlandë, është emri shkencor për Fenia. Rreth pesë milionë shtetas finlandezë jetojnë në një sipërfaqe prej afro 330 000 metra katrorë që e bën këtë vend të radhitet si e 126-ti vend në botë, për nga dendësia.
Më poshtë kemi një përshkrim të shkurtër rreth funksionimit të sistemit të punës në Finlandë.
Orari i punës
Orët e rregullta të punës në shumicën e rasteve janë zakonisht 8 orë në ditë dhe 5 ditë në javë që përfshijnë 40 orë në javë. Orët javore mund të rregullohen në periudha të gjata, gjatë së cilës orët mesatare javore nuk i kalojnë 40 orë. Orari i punës mund të rregullohet me ligj ose me marrëveshje të ndryshme kolektive p.sh. një marrëveshje për dy apo tri javë që do të thotë se orari i punës caktohet më parë për 2 apo 3 javët e ardhshme. Secili vend i punës duhet të ketë një orar pune nga të cilat punëtorët njoftohen rreth orarit të fillimit dhe mbarimit të punës dhe gjithashtu në këtë orar mund të vendoset edhe pushimi i punëtorëve. Për të shmangur keqkuptimet e mundshme punonjësit duhet t’i ruajnë të dhënat e orarit të punës dhe pagës.
Pagat
Në Finlandë nuk ka pagë të përgjithshme minimale. Marrëveshja kolektive në shumicën e degëve të punësimit përcakton pagën dhe kushtet e tjera minimale të punësimit. Është gjithashtu e mundur që të bëhen marrëveshje mbi përfitimet si ushqim, banim etj përveç pagës. Pagat në marrëveshjet kolektive janë të vendosura në përgjithësi në përputhje me profesionin e punonjësve, aftësitë, përvojën dhe situata gjeografike të vendit të punës. Rroga mesatare në Finlandë qëndron tek 4,000 Euro. Përgjithësisht pagat e shtetit finlandez janë në intervalin 3,000-5,000 Euro. Në vitet 1990 Finlanda shënonte 20% të popullatës të papunë, ndërsa tani ajo ka vetëm 8.5% të saj. 
Disa profesione dhe pagat e tyre janë: 
1. Mjek……………………. 5,100 Euro
2. Dentist………………… 4,960 Euro
3. Doktorantë …………..4,900 Euro
4. Inxhinier……………… 4,100 Euro
5. Teknikë IT…………… 3,800 Euro
6. Mësues………………… 2,311 Euro
7. Zjarrfikës ……………..2,132 Euro
8. Shofer…………. ………1,939 Euro
9. Infermier……………… 2,230 Euro
10. Mekanik makinash… 1,912 Euro 
Raportet mjekësore të paguara
Pas punës një mujore për të njëjtin punëdhënës, punonjësit kanë të drejtë të marrin leje shëndetësore të paguar nëse ata janë të paaftë për punë gjatë kohës së sëmundjes apo lëndimit. Për të përfituar pushimin mjekësor, punëtori duhet të dëshmojë tek punëdhënësi me një letër të lëshuar nga mjeku. Në rastin e një pune që ka zgjatur më pak se një muaj, pushimi mjekësor do të kompensohet me 50 % të pagës normale. Sipas ligjit punonjësi ka të drejtë për pushim mjekësor për 9 ditë, por zakonisht periudha e pagesës është më e gjatë në bazë të marrëveshjes kolektive.
Rritja e pagës për punën jashtë orarit
Orari i punës që kalon orët e rregullta të punës, janë orë jashtë orarit. Jashtë orarit kompensohet me pagesë shtesë, më të lartë:
Për dy orët e para të përditshme jashtë orarit normal pagesa duhet rritur 50 % ndërsa për orët në vazhdim 100 %. Orët jashtë orarit të punës gjatë një jave paguhen me një rritje për 50 %. Gjatë dy jave, 12 orët e para jashtë orarit apo gjatë tri jave 18 orët e para jashtë orarit normal paguhen 50 % ndërsa pas këtyre orëve, pagesa duhet bërë dyfish. Të dielat paguhen gjithmonë dyfish. Orët gjatë punës në mbrëmje dhe natën paguhen në bazë të marrëveshjes kolektive
Sigurimi i aksidenteve
Një punonjës i huaj që punon për një punëdhënës finlandez në Finlandë është i siguruar nga punëdhënësi me një sigurim të detyrueshëm të aksidenteve. Sigurimi mbulon të dy aksidentet në punë dhe gjatë udhëtimit për të punë. Nëse një punëdhënës i huaj i ka dërguar një punonjës përkohësisht të punojë në Finlandë, punonjësi mund të jetë i mbuluar nga sigurimi i vendit dërgues, në të cilin rast parimet e sigurimit janë paguar vetëm atje. Zakonisht, nëse vendi në fjalë është një vend i BE / EEA-së (trojet shqiptare nuk janë) apo të tjera me një marrëveshje të sigurimeve shoqërore, duhet siguruar certifikatën e sigurimit nga vendi dërgues. Në pyetjet lidhur me kompensimin e aksidentit një punonjës mund të drejtohet tek institucionet e federatës së sigurimit të aksidenteve TVL www.tvl.fi
Pushimet
Një punonjës ka të drejtë të marrë pagën edhe për kohën kur është në pushim vjetor. Normalisht ditët e pushimit grumbullohen 2 ditë për çdo muaj (kur punësimi ka zgjatur më pak se 1 vit) ose 2 ditë e gjysmë për çdo muaj kur punësimi zgjat më shumë se një vit. Paga normale paguhet për kohën kur punonjësi është në pushim. Pushimi që i takon punonjësit nga ditët e grumbulluara për çdo muaj nuk mund të zëvendësohet me pagesë kompensimi nëse pushimi nuk mund të jepet për shkak të përfundimit të punësimit. Kompensimi i pushimeve gjithashtu duhet të paguhet edhe nëse orët e punësimit nuk i arrijnë orarin e plotë (kur orët e punës janë nën 35 orë / muaj ose 14 ditë pune / muaj). Kompensimi i pushimit është 9-11,5%, në degën e ndërtimit 18.5 %, nga ditët e grumbulluara të pushimit (2 apo 2 e gjysmë çdo muaj i plotë), me përjashtim të pagave të ngritura jashtë orarit të punës ose punës emergjente. Kompensimi i pushimeve duhet paguar kur punonjësi shkon në pushim apo sipas marrëveshjes mundet edhe për çdo muaj. Sipas shumë marrëveshjeve kolektive punonjësi ka të drejtë të përfitoj para shtesë për pushim, e cila është zakonisht një gjysma e pagës së pushimit.
Shtesë
Këto ishin vetëm disa informacione bazë rreth sistemit të punës në Finlandë ndërsa për më shumë informacione rreth orarit të punës, ndryshimit të orëve, ndërrimeve (paradite, pasdite, natën), punës shtesë, pushimeve dhe shumë informacione tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorit mund të gjeni tek portali për siguri në punë dhe menaxhim shëndetësor. www.tyosuojelu.fi
Çfarë mund të kontrolloni para se të kontaktoni zyrën e regjistrimit tregtar?
Ju mund të merrni ndihmë kur të filluar biznesin tuaj nga ofruesit e shërbimeve të mëposhtme:
Yritys-Suomi – www.yrityssuomi.fi
Yritys-Suomi është një shërbim online me plotë informacione për fillimin e bizneseve që ofron materiale falas për përdoruesit e tij. Kjo agjenci jep informacione në lidhje me llojet e ndihmës që janë në dispozicion për ndërmarrjet apo sipërmarrësit në themelimin dhe zhvillimin e biznesit të tyre. Yritys-Suomi është vënë veçanërisht në shënjestër në bizneseve të vogla dhe të mesme. Të gjitha informacionet janë të mbledhura në një vend dhe rifreskohen rregullisht. Kjo agjenci është e koordinuar nga Ministria e Punës dhe Ekonomisë. Yritys-Suomi përmban rreth 130 shërbime, ku secili ka një faqe hyrëse me informacionin e kontaktit dhe lidhjet me informacione të mëtejshme. Struktura është rregulluar në përputhje me ciklin e zhvillimit të ndërmarrjes ose sipërmarrësit.
Shërbimet këshilluese për kontaktim direkt:
Qendrat për Zhvillim Ekonomik, Transport dhe Mjedis (ELY Keskus www.ely-keskus.fi) mund t’ju këshillojë se si të themeloni një biznes, ju ndihmon për të vlerësuar konceptin e biznesit tuaj, dhe gjithashtu ofron trajnime rreth fillimit të një biznesi dhe menaxhimit të tij. Gjithashtu ju mund ta paraqiteni njoftimin tuaj në qendrat e ELY Keskus apo rrjetin e ‘shërbimeve këshilluese të bizneseve në komunën tuaj.
Disa nga pikat kryesore që mund t’ju ndihmojnë këto agjenci janë:
1. Vlerësimin e idesë së biznesit tuaj
2. Shtyrjen përpara konceptim e biznesit tuaj
3. Zgjidhjen e formës apo llojit të biznesit
4. Njoftimin për disa lloje të kërkesave dhe lejeve
5. Hartimin e një plani për marketing apo planin e biznesit
6. Gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm
7. Qendrat e këtyre agjencive mund ti gjeni nga faqja e tyre ueb: www.uusyrityskeskus.fi
8. Informacione dhe këshilla lidhur me tatimet
Për këshilla në detaje mbi tatimin, kontaktoni shërbimin këshillues të administratës tatimore – VERO www.vero.fi.
Domeinat me prapashtesën .fi
Regjistrimi i domeinave me prapashtesën .fi e menaxhon Autoriteti Rregulativ i Komunikimit Finlandez – FICORA www.ficora.fi, ku regjistrimin për ndërmarrjen tuaj mund ta bëni edhe përmes ndërmarrjeve private që i ofrojnë këto shërbime. Një ndër më të lirat është Oulanka Networks www.oulanka.com
Si të regjistrohet fillimi i biznesit?
Kërkesa në regjistrin tregtar duhet të plotësohet në finlandisht ose suedisht nga formularët zyrtar dhe gjithashtu ekzistojnë formularë në gjuhën angleze. Këto formularë i gjeni te www.ytj.fi.
Formularin e njëjtë mund ta përdorni edhe për regjistrimin e të gjitha shërbimeve tatimore të menaxhuara nga administrata tatimore VERO. Më shumë informacione mund të gjeni tek webfaqja e tyre www.vero.fi
Formulari përmban një seksion themelor të përbashkët nga zyra e regjistrimit dhe administrata tatimore si dhe një seksion që përdorët vetëm për administratën tatimore. Ekzistojn e shtojca të formularëve, speciale për çdo lloj të biznesit, që nevojitën vetëm në regjistrin tregtar. Të dhënat që i jepni në seksionet që i përdor administrata tatimore nuk janë publike dhe nuk jepen tek ndonjë palë e tretë ndërsa të dhënat që i jepen regjistrit tregtar janë publike pas regjistrimit në databazën e tyre.
Udhëzime në anglisht se si të plotësoni të dhënat kryesore janë në dispozicion në sistemin e informimit të biznesit www.ytj.fi. Bashkangjitni të gjitha dokumentet e kërkuara në lidhje me themelimin e biznesit.
Ku bëhet aplikimi për regjistrim?
Ju mund ta paraqiteni kërkesën
1. Duke dërguar dokumentet me post tek adresa të cilën e përdorin së bashku zyra e regjistrimit dhe administratës tatimore (PRN, PL 2000, 00231 Helsinki).
2. Duke i dërguar dokumentet në a) zyrat e regjistrimit tregtar b) zyrat e regjistrimit civil (Maistraatti) c) qendrat për zhvillim ekonomik, transport dhe mjedis (ELY Keskus) d) zyrat e administratës tatimore. 
Procedura e regjistrimit pas aplikimit mund të zgjasë deri në dy javë. Më poshtë kemi përgatitur një grafik se si shkon kjo procedurë.
Tarifa e regjistrimit
Një tarifë për regjistrim në regjistrin tregtar është e aplikuar. Shuma e tarifës varet nga lloji i biznesit që regjistroni. Listën e çmimeve e gjeni tek regjistri tregtar www.prh.fi. Tarifa e regjistrimit duhet paguar më parë dhe fatura duhet ti bashkëngjitet dokumenteve tjera për aplikim. Tarifën mund ta paguani përmes shërbimit me internet apo edhe direkt tek zyrat e regjistrimit të bizneseve (vetëm në administratën tatimore nuk lejohet).

Kodi identifikues i biznesit (fin: Y-tunnus)
Një kod identifikues i bizneset jepet sa më parë që kërkesa juaj të hyj në sistemin e informimit të bizneseve të cilën mund ta shikoni nga faqja web www.ytj.fi

Certifikata e biznesit
Pasi që kërkesa juaj të aprovohet dhe regjistrohet në regjistrin tregtar, zakonisht ju do e merrni certifikatën e biznesit përmes postë që tregon detajet kryesore rreth biznesit tuaj por gjithashtu kjo certifikatë mund të tërhiqet personalisht nga zyra e regjistrimit.