Fillon procesi i numërimit në Skrapar, hapen 4 kutitë e para të Çorovodës

449
Fillon procesi i numërimit në Skrapar, hapen 4 kutitë e para të Çorovodës
Në qarkun e Skraparit ka nisur procesi i numërimit pas pothuajse 5 orësh mbyllje të votimeve. Procesi i numërimit nisi në KZAZ nr.66. 4 kutitë e para të hapura i përkasin Çorovodës.
Ndërkohë për qytetin e Elbasanit u njoftua se numërimi i votave do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit. Ndërkohë katër orë pas përfundimit të votimit, është numëruar kutia e parë e votimit edhe në Tepelenë.

Mësohet se atje ka përfunduar numërimi në fshatin Gusmar nga është me origjinë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në Gusmar 90 vota i ka marrë PS, 44 vota PD dhe 7 vota LSI.

Po ashtu ka përfunduar edhe numërimi në fshatin Selcë të Memaliajt ku PS ka marrë 25 vota PD 23 dhe LSI 10 vota.
Sigal