Fillimi i muajit të Ramazanit/ Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve mesazh besimtarëve: Agjëroni sipas mundësive

531
Sigal

Nesër fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe besimtarët myslimanë dhe bektashinj në Shqipëri dhe gjithë botën fillojnë agjërimin.Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj ka një mesazh për besimtarët dhe ata që agjërojnë duke i uruar që Zoti t’u pranojë lutjet. Baba Mondi thotë se koronavirusi në këtë muaj është vështirësi më tepër dhe i bën apel besimtarëve të agjërojnë sipas mundësive dhe aftësive.

Po ashtu ai citon Profetin Muhamed: “Përshtatu kohës duke shtuar se shqiptarët edhe pas tërmetit edhe pas koronavirusit do dalin faqebardhë para vetes dhe Zotit”.