Fierzë, liqeni kthehet në grumbullues mbeturinash

219
Sigal

Liqeni i Fierzës në Kukës është shndërruar sërish në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të verilindjes së vendit, Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Sasi të konsiderueshme mbeturinash, kryesisht mbetje plastike, janë shfaqur në breg dhe në sipërfaqen e ujërave të liqenit duke e ndotur atë.

Kjo situatë është bërë e zakonshme në periudhat pranverë dhe vjeshtë. Ky fakt pranohet edhe nga drejtuesi i agjensisë së mjedisit në Bashkinë e Kukësit, i cili nuk nguron ta cilësojë situatën si katastrofike.

Projektet ekzistojnë për pastrimin dhe ruajtjen e liqenit, por deri më tani nuk janë zbatuar dhe shpresat janë se qeveria Rama 3 të vërë në zbatim ato.

Aksionet e herë pas hershme për pastrimin e vijës liqenore duket se nuk japin efektin e tyre, ndërsa ndotja jo vetëm që dëmton turizmin por edhe ekosistemin e liqenit.