Fier, u mbytën me makinë në kanal, përcillen në banesën e fundit dy punonjësit

196
Sigal

Përcillen sot për në banesën e fundit 54-vjeçari Shkëlqim Begaj dhe 39-vjeçari Eljor Lagjaj, të cilët humbëm jetën një ditë më parë, kur automjeti i firmës në të cilën punonin përfundoi në një kanal vaditës në zonën e Marinzës.

Dy burrat fatkeqësisht përfunduan të mbytur brenda makinës tip “Mitsubishi”, ndërsa kjo e fundit ra përmbys në kanalin e mbushur me ujë dhe baltë.

Vetëm pas disa orësh, automjeti bashkë me trupat e pajetë u nxor nga kanali. Pritet zbardhja e shkaqeve që çuan makinën jashtë rruge, ku si pasojë humbën jetën dy punonjësit e një kompanie private sigurimesh.