Sigal

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat te ura mbi “Vijën e ngjalës” në Fier.

Traseja e hekurudhës në këtë vend ka pasur edhe më parë probleme. Disa traversa të cilët janë thyer në momentin që treni po kalonte u bën shkak të shkarjes së vagonave.

Faturinot e trenit deklarojnë se thyerja e traversave ka ndodhur për shkak të amortizimit nga koha e gjatë në punë dhe agjentët atmosferikë.

Në momentin që traversat janë thyer treni ishte në lëvizje. Për fat të mirë nuk ka pasur asnjë pasagjer të lënduar.