Fier/ Tentoi të vriste me thikë 57-vjeçarin, arrestohet

578
Sigal

Një 66-vjeçar ka rënë në prangat e policisë e Fierit me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale G.K, banues në Fier pasi ky i fundit për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin N.K, 57 vjeç, po banues në Fier.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.