Fier/ Të shtëna me ārmë, plagoset 50-vjeçari vlonjat

290
Sigal

Të shtëna me ārmë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier.

Policia njofton se nga të shtënat është plāgosur në banesën e tezes së tij një 50-vjeçar nga Vlora.

Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes autorët janë larguar me një mjet tip “Benz”, i cili pak minuta më vonë është gjetur i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Fier/Informacion paraprak

Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plāgosur me ārmë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë.

50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.