Fier, shpërthejnë 2 puse nafte të “Bankers Petroeum” evakuohen banorët

472
FIER – Shpërthimi i dy puseve të naftës në fshatin Marinzë të Fierit ku punon kompania kanadeze “Bankers Petroleum” ka vënë në rrezik banorët që jetojnë shumë pranë zonës ku nxirret nafta. Çlirimi i gazrave helmues si pasojë e shpërthimit në pusin e naftës numër 8, ka detyruar autoritetet të evakuojnë banorët nga shtëpitë e tyre.
Ora 10:50 Tjetër shpërthim i pusit të naftës në fshatin Marinzë
Ora 10:05 Shpërthimet, Gjiknuri në Marinzë
Kjo situatë bëri që ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri të shkojë në fshatin Marinzë për të parë nga afër gjendjen e shkaktuar nga kompania “Bankers Petroleum”. Më shqetësues është fakti se pusi është ende aktiv dhe punonjësit e kompanisë ‘Bankers Petroleum’ po mundohen të vendosin situatën nën kontroll. 
Ora 09:20 Prefekti: Situata alarmante për shkak të ndotjes
Prefekti i Qarkut të Fierit, Xhevit Bushi u shpreh se po merren masa për të evakuuar banorët nga FNSH dhe se është ulur shkalla e rrezikshmërisë në zonën e shpërthimit, por situata mbetet alarmante për shkak të shkallës së ndotjes.
Ora 09:12 Ujërat nëntokësore futen në banesa
Ujërat nëntokësorë u shpërndanë rreth 200 metra larg pusit duke hyrë në banesa dhe tokat bujqësore.
Ndërpritet mësimi në shkollën e fshatit
Po ashtu është ndërprerë edhe mësimi në shkollën e fshatit Marinzë, e cila ndodhet shumë pranë zonës së shpërthimit. 
Bllokohet rruga Marinzë-Fier
Nga shpërthimi i fuqishëm është bllokuar edhe rruga që lidh fshatin Marinzë drejt Fierit. 
Sigal