Fier, plas tubi i kaldajës në shkollë, shtatë nxënës me shenja helmimi dërgohen në spital

449
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier.

Shtatë nxënës kanë shfaqur shenja helmimi nga gazi.

dyshohet të ketë plasur tubi i kaldajës në shkollë. Dyshimet janë paraprake, por policia e cila ka shkuar në vendngjarje pritet të zbardhë çfarë ka ndodhur realisht, në kohën kur nxënësit ishin duke zhvilluar lëndën e kimisë.

Nxënësit janë dërguar në spital, gjendja e tyre nuk dihet ende, teksa priten të tjera detaje në vijim.