Fier/ Më shumë se 1000 abonentë mbeten pa energji elektrike për shkak të motit të keq

124
Sigal

Gjatë 24 orëve të fundit situata e reshjeve në bashkitë Fier, Patos e Mallakastër paraqitet me disa problematika. Për shkak të motit të keq ka patur probleme në disa fshatra që mbulon kjo zona shpërndarje dhe aktualisht më shumë se 1000 abonentë janë pa energji elektrike.

Në zonën e Roskovecit në fshatrat Suk 1 e Suk 2 ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, e cila është rikthyer në orët e para të mëngjesit. Në zonën e Levanit, Kafaraj, Qarr e Bishan energjia ka munguar për disa orë ndërsa në Peshtan momentalisht janë 50 familje për shkak të dëmtimit të një kabine elektrike, hyrja në të cilën është e vështirë.

Ndërkohë në Mallakastër, ne fshatrat Klos, Hekal, Kutë e Frashër janë pa energji elektrike rreth 300 abonentë ndërsa grupet e punës janë në gatishmëri për riparimin e dëmeve. Pa energji elektrike është stacioni i pompimit në Poçem, duke sjellë pengesa në furnizimin me ujë të zonës.

Sipas informacionit të marr në prefekturën Fier situata është nën kontroll e monitorim të vazhdueshëm.

Lumenjtë Vjosa e Seman janë në shtratin e tyre, hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë ndërsa dëme në tokat bujqësore nuk ka.