Sigal

Dy persona janë arrestuar në Vlorë dhe Fier për armëmbajtje pa leje.

Policia ka vënë në pranga  Ilir Birçaj, banues në Vlorë dhe Baftjar Bushin, banues në Tiranë, përkatësisht 49 dhe 25 vjeç.

“Birçaj u arrestua gjatë operacionit të koduar “FAST” në Vlorë pasi hjatë kontrollit fizik që iu bë, iu gjet dhe sekuestrua në çantën e tij personale

– 1 armë zjarri Pistoletë tip TT model 54

– 1 krëhër i mbushur me 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm,”-raporton policia e Vlorës.

Nga hetimet e kryera, rezulton se ky shtetas është person me preçedent penal për të njëjtën vepër penale (armëmbajtje pa leje) si dhe për kundërshtimin e punonjësit të policisë.

“Ndërsa Bushi u arrestua në lagjen “8 Shkurti” Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pa leje, 1 krëhër dhe 5 fishekë,”-raporton policia e Fierit.

Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shërthyese dhe municionit” .