Fier, i riu i djeg shtëpinë babait të së dashurës dhe rreh kunatën 19 vjeçare

638
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 21 vjeçar ,e inicialet R.T ka shpërthyer në veprime të çmendura, duke i djegur fillimisht derën e shtëpisë, babait të vajzës me të cilën bashkëjeton.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Velmish. 21 vjeçari i ka hedhur benzinë derës së shtëpisë së shtetasi 43 vjeçar me inicialet G.RR, por shpërthimi i të riut nuk ka mbaruar me kaq. 21 vjeçari ka hyrë brenda në shtëpi dhe ka rrahur kunatën e tij, shtetasen me inicialet L.RR, 19 vjeçare.
Policia ka nisur hetimet dhe ka dorëzuar materialet penale në prokurorinë e Fierit.
Njoftimi i policisë
Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin R.T, vjeç 21 banues në fshatin Velmish, pasi më datë 02.03.2018, në fshatin Marinzë, ka djegur me benzinë derën e banesës të shtetasit G.RR vjeç 43 (babi i bashkëjetueses) dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës, shtetases L.RR vjeç 19. Punohet për kapjen e R.T. Nenet 151 e 130/a të Kodit Penal.
Sigal