Fier, dhūnuan 38 vjeçarin, një në pranga dhe dy në kërkim

323
Sigal

Policia e Fierit ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët akuzohen se kanë dhūnuar me sende të forta një 38 vjeçar.

Sipas informacionit mësohet se i ndaluari është shtetasi me iniciale M. K., 38 vjeç, i cili në bashkëpunim me E. Xh., 27 vjeç dhe A. Xh., 24 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. A., 38 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin:

M. K., 38 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në bashkëpunim me shtetasit E. Xh., 27 vjeç dhe A. Xh., 24 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. A., 38 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për kapjen e shtetasve E. Xh dhe A. Xh.”, thuhet në njoftimin e policisë.