Fier, 15 familje në protestë/ Prej një viti e gjysmë me qera, projekti i Gjanicës i lë pezull

567
Sigal

Rreth 15 familje në Fier kanë dalë në protestë paqësore para bashkisë pasi kërkojnë transparencë informacioni nga bashkia mbi banesat e tyre që i kanë boshatisur që në janar të vitit 2019 pasi u prekën nga projekti i rehabilitimit të lumit Gjanica.

Këto familje prej një viti i gjysmë vazhdojnë të mbetën me qera për shkak se në lagjen 1 maji disa banesa do ju prisheshin si pjesë e projektit të rehabilitimit të lumit Gjanica.

Pas 1 viti e gjysmë këto familje janë pa zgjidhje për problemin e tyre pasi jetojnë me qera.

Qytetarët shprehen se kanë bërë kërkesa të shumta me numër protokolli dhe asnjë përgjigje.

Sot kërkojnë transparencë çdo të ndodhë me banesat e tyre pasi sot asnjë nuk po bëhet aty as punime dhe asgjë.