Feti Rugji, personaliteti që nderon jo vetëm Sarandën

929
Një nga veprimtaritë e rëndësishme të festave të 28-29 Nëntorit, në qytetin jugor të Sarandës ka qenë edhe ceremonia e vendosjes së emrit të qendrës polivalente të këtij qyteti “Feti Rrugji”, ish komandant i ishullit të Sazanit dhe një nga intelektualët më të spikatur të këtij qyteti. Ka qenë një vendim i ish këshillit bashkiak të Sarandës që është realizuar nga këmbëngulja e kryetares së sotme të bashkisë, zonjës Floriana Koka. Por jo pa qëllim. Dhe pse e themi këtë? Kjo godinë, ku një pjesë e mjediseve përdoret nga qendra polivalente, ka qenë shtëpia e ish –ushtarakve dhe nuk ka se si të mos mbaj emrin e një prej figurave më të larta të personaliteteve ushtarake shqiptare, siç qe Feti Rrugji. 
Ceremonia përjetësuese
Në mjediset e kësajë godine të zbukuruar me dekor kombëtar ka filluar ceremonia në praninë e shumë qytetarëve. Kryetarja e Veteranëve të Sarandës, Neriman Gjivogli ka vlerësuar vendimin e ish këshillit bashkiak dhe këmbënguljen e zonjës Koka për ta bërë realitet, si dhe ka paraqitur një jetëshkrim të Feti Rrugjit. Zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi e ka cilësuar si vlerë kombëtare ushtarakun Feti Rrugji, sidomos sot në kohën kur bota nuk përballet vetëm me probleme ekonomike, por edhe me ushtarake dhe shembuj të tillë ushtarakësh janë e do të jenë pikë referimi në situata të vështira kombëtare. Shikoj se si ish ushtarakë sot punojnë në punë me detyra të ndryshme civile dhe janë më të rregulltit, janë të tillë se vijnë nga një jetë disipline të ushëhequr me respektin ndaj ligjit dhe dashurinë për vendin e tyre. Pasardhësit e tij, intelektualë të nderuar në Sarandë e kudo ku jetojnë e punojnë kanë falenderuar në ceremoni dhe në drekën e bollshme që shtruan për respekt të kësajë ceremonie.
Karriera e Feti Rugjit nga partizan nw Kryetar Komiteti Egzekutiv
Feti Rrugji ka lindur në vitin e trazuar të jetës politike shqiptare 1924 në Rusan të Delvinës ku kreu edhe shtatë vite arsim. Pushtimi i Shqipërisë e bashkoi me lëvizjen antifashiste dhe me shokët e tij formuan grupin e të rinjve antifashistë, grup që konkretizoi veprimtarinë e tij me veprime dhe propagandë. Kjo i burrëroi dhe u dha frymëzim atdhetar. Ky aktivitet i frymëzuar me idealin atdhetar e bëri të mos njoh frikën dhe në një nga aksionet e vitit 1941 plagoset dhe shokët e dërgojnë në spitalin ushtarak të Tiranës, ku i plagosur arrestohet nga fashistat dhe dënohet me vdekje. Sëbashku me 9 shokë arrin të arratiset dhe të organizuar nga Qarkori i Tiranës, dërgohet në çetën e Pezës. Këtu qëndron deri në formimin e Brigatës së 3-të S më 09.10.1943 duke u caktuar komandant i grupit sulmues. Pas çlirimit Feti Rrugji punon në shtabin e divizionit të Korçës ku në provokacionet e Gushtit të vitit 1948 qe në shtabin e komandës. Pas kësaj, më 1949 gjendet i emëruar shef shtabi i divizionit të Gjirokastrës dhe në vitin 1952 trasferohet me detyrë në Tiranë si komandant i brigatës 1105. Pas dy vjetësh në këtë detyrë trasferohet në Shkodër si komandant brigate, pas një viti po me këtë detyrë në Pogradec dhe po pas një viti me të njëjtin status në Vlorë. Në Vlorë pas dy vitesh si komandant brigate do të arrijë kulmin e karierës ushtarake duke u emëruar si komandant i ishullit të Sazanit në vitin 1958-1960. Viti 1960 për Szanin dhe Pasha-Limanin qenë më të vështirat dhe Feti Rrugji do të sakrifikohej duke i dhënë lamtumirën jetës ushtarake dhe kalon në jetën civile me detyr tepër të rëndësishme në drejtimin e ekonomisë në atë kohë. Kështu nga viti 1960 drejton N.B.Cërrik si drejtor, 1961-1964 si drejtor i NB Vrinë ku falë aftësive drejtuese të tij me bonifikimin e kënetave dhe moçaleve të kësaj zone, emërohet Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Sarandës. Shtohen përgjegjësitë, po Fetiun nuk e trembin vështirësitë. Më 1973 ishte drejtor i fabrikws së ish-qumshtit në Tiranë dhe drejtor i parkut Sarandë për ta mbyllur më 1975 si kryetar i Frontit Demokratik të Sarandës dhe më pas si kreu i veteraneve deri sa mbylli sytë më 7 gusht 1999 duke u përcjellur si i personalitet i nderuar. Ndaj Saranda e priti me dashamirësi këtë emërim të këtij institucioni human në qytet.
Agron MEMA
Sigal