Festat kalohen me familjen, por emigrantët që po kthehen nga Greqia përballen me ‘surprizën’ e pakëndshme në doganë

31
Sigal

Dhjetëra makina që duan të hyjnë në tokën shqiptare prej disa orësh po presin në pikën kufitare të Kakavijës ku është krijuar radhë kilometrike nga pala greke.

Automjetet që duan të hyjnë në tokën shqiptare janë të ndara në tre korsi.

Shkak për këtë anomali raportohet të jetë puna me dy sportele e palës greke pasi nga ana e palës shqiptare nuk ka fluks.