Festat e fundvitit/ Bashkia fillon kontrollet në tregje për fishekzjarre

474
Sigal

Festat e fundviti po afrojnë dhe fokusi Policisë së Shtetit, Agjentëve Tatimor edhe të shërbimit zjarrëfikës është parandalimi i lëndëve piroteknike. Shefi i sektorit të Parandalimit të Zjarreve, Arjan Ahmetaj është caktuar që të monitorojë nga afër bashkë me specialistët e tij, disa nga tregjet industrial të Tiranës. Prindërit duhet ti mbajnë larg fëmijët nga lëndët piroteknike, gjatë festive të fundvitit.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve fëmijët t’i mbajnë larg përdorimit të mjeteve piroteknike, jo si në vitet e mëparshme ku ka pasur probleme me dëmtime”.

Bashkia e Tiranes do të jetë institucione i vetëm që do të organizojë hedhjen e kontrolluar të fishekzjarreve natën e ndërrimit të viteve. 3 janë pikat me nxehta në Tiranë ku edhe në të kaluarën ka pasur probleme me tregtimin e lëndëve piroteknike. 5 persona janë proceduar penalisht nga policia e Kryeqytetit, të cilët dyshohen se kanë tregtuar kapsolla dhe fishekzjarre në tregun e zi.