Festat e fundivitit rikthejnë trafikun në Lezhë, kaos total në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit

195
Sigal

Hyrja në qytetin e Lezhës është bllokuar nga fluksi i madh i makinave. Në superstradën Balldren-Milot ka pasur një numër të lartë automjetesh. Kjo mendohet se vjen si pasojë e ardhjes së emigrantëve për festat e fundvitit. E njëjta situatë paraqitet pothuajse në çdo rrugë hyrëse apo dalëse në qytetin e Lezhës.