Fermerët e Lushnjes në protestë, kërkojnë treg për produktet, qyteti blindohet nga Policia

528
Sigal

Fermerët e Myzeqesë janë ngritur në protestë sot. Ata e nisën këtë protestë duke marshuar brenda qytetit të Lushnjes, dhe tani janë vendosur para Prefekturës së qytetit.

Fermerët ata kërkojnë një treg për produktet e tyre dhe ngritjen e çmimeve të produkteve.

“Kërkesat tona janë mese te drejtat, kërkojmë subvencionim nga qeveria. S’besoj se nuk ka ngelur keq për ekonomist qeveria jonë. Pika është që të rregullojë marrëdhëniet midis tregtarit dhe fermerit. Produktet tona shiten dy deri tre fish nën kosto.

Tashmë jeni pranë prefekturës, ku do të zhvillojmë edhe protestën tonë.”, u shpreh një nga protestuesit.

Të pranishme në këtë protestë janë edhe Forcat e Policisë por deri më tani nuk ka pasur asnjë përplasje.

“Duam të drejtat tona”, “Turp” janë disa nga thirrjet e tyre.