Fermerët dalin në protestë: Respektoni prodhimin vendas! Duam subvencione si Europa!

30
Sigal

Sot ka nisur sot zyrtarisht protesta e fermerëve shqiptarë e paralajmëruar më parë për subvencionet.

Fermerët janë nisur me traktorët e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja drejtë rreth rrotullimit të Savrës në autostradën Lushnje-Fier. Ata paralajmëruan më parë se në mesditë do të bllokonin autostradën Lushnje-Fier me traktorët e tyre në mënyrë demonstrative për padrejtësinë që, sipas tyre, po u bëhet nga industria e qumështit, për skemat e subvencionimit, dhe një sërë institucionesh të cilat nuk ushtrojnë autoritetin sipas ligjit.

Ata mbanin në duar parulla me mbishkrimet: “Duam subvencione si Europa”, “respektoni prodhimin vendas”.

Sipas fermerëve institucionet në fjalë janë: AKU, Autoriteti Konkurrencës, Drejtoria e përgjithshme e tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural.