Ferit SHQEFNI/ Vetëm Meta e Berisha dinë dhe mund të bëjnë shtet

700
Teksa po pija një kafe, në një nga baret e kryeqytetit, na tërhoqi vëmendjen një bisedë mes dy personash. Shkak për këtë, padyshim ishte dhe volumi i lartë i zërit mes këtyre njerëzve. Dhe jo vetëm mua më tërhoqi vëmendjen dhe më “ngacmoj” kjo bisedë, por dhe shumë të tjerë që ishin prezent në këtë bar- kafe, “ngritën” veshët përpjetë, për të dëgjuar se çfarë po thuhet dhe për kë po bisedohet. “Bashkëbiseduesit politik” në kafe, nuk ishin njerëz dhe aq të thjeshtë në dukje, por në aparencën e tyre të jashtme, ata të krijonin përshtypjen e intelektualit. Ata biseduan gjerë e gjatë dhe për shumë probleme e tematika të ndryshme. ashtu siç e kanë për natyrë shqiptarët. Pasi “diskutuan” për problemet ekonomike, për rendin dhe sigurinë, për emigracionin, se si shqiptarët po e braktisin vendin e tyre, natyrshëm biseda doli dhe tek politika e brendshme (pasi atë të jashtmen, me sa duket, ia kishin lënë ministrit të jashtëm). Pikërisht biseda në vazhdimësi, mes personave në fjalë, u fokusua tek problemi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Si parantezë, dhe që lexuesi të dallojë “dialogun” mes këtyre dy personave, po i etiketojmë me: “Njëri”dhe “Tjetri”. “Njëri” shtroj pyetjen: – Kush do të zgjidhet President i Republikës në 2017-ën?, pasi siç dihet, në muajin korrik të vitit tjetër, i mbaron dhe mandati Presidentit aktual. “Tjetri” u përgjigj: – “Po të dojë Iliri, Saliu bëhet President”. Përse? – i tha ”Njëri”.-“Sepse Iliri i ka votat për zgjedhjen e Presidentit”,-u përgjigj ”Tjetri”. -Por para se të zgjidhet Presidenti, bëhen zgjedhjet parlamentare, dhe nuk dihet se kush i fiton ato?, -thotë “Njëri”. – “Nuk ka fare rëndësi kjo, pasi kush do që t’i fitojë zgjedhjet, partia e Ilirit është në mes, dhe në atë “anë” që kalojnë votat e Ilirit, “del” dhe Presidenti”.-tha”Tjetri”. Po si kurë, Iliri të bëhet vetë President, a është e mundur kjo?, -pyet “Njëri”. “Eshtë e pamundur, pasi nuk e voton Saliu”, – përgjigjet ”Tjetri”. “Nëse vërtetë Iliri kërkon të bëhet vetë President, atëherë duhet t’i thotë Saliut që ai e ka “djegur” një mandat presidenti, kështu që mandatin e dytë të tijë që ai u zgjodh President, pavarësisht se qëndroj më pak se një vit në këtë detyrë, pasi ashtu i erdhi situata politike në vend, mandati i tij i dytë, konsiderohet i ezauruar” – thotë “Njëri”. Atëherë, sipas kësaj “formule” të zgjedhjes së Presidentit, i bie që po të mos dojë Saliu, edhe Iliri nuk bëhet President, ashtu sikundër edhe po të mos dojë Iliri edhe Saliu nuk bëhet President”, – thotë “Tjetri”. Tek sa biseda e këtyre të “Dyve”, nuk po merrte “drejtimin e duhur” dhe nuk po i vinin pikën mbi “I”, duke e cilësuar dhe si një antikap, se kush do të bëhet President, Iliri apo Saliu, “Ata” vendosën me “konsensusin” e tyre të përbashkët, që Presidenti i Republikës, të mos zgjidhet as nga Iliri dhe as nga Saliu. por me referendum nga populli. Ndërsa biseda vazhdonte mes “Dy” personave që po pinin kafe, “njëri” nga personat në afërsi të tavolinës së personave bashkëbisedues, iu drejtua atyre duke i pyetur: Për cilët persona bëhet fjalë, kush është Iliri dhe kush është Saliu? “Eshtë fjala për Ilir Metën dhe Sali Berishën, që të dy janë burra shteti, veç këtyre të dyve, askush tjetër nuk e ka në dorë këtë vend, nëse doni që ky vend të eci përpara, duhet të pyetet Sali Berisha dhe ilir Meta, pasi pa këta të dy, Shqipëria nuk mund të futet në Europë, madje edhe referendumi për zgjedhjen e Presidentit, nuk mund të bëhet”,-iu përgjigjën ata të “Dy”, personit të tretë i cili drejtoi pyetjen në fundin e bisedës së “Njërit” dhe “Tjetrit”.
Sigal