Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe zgjedhin Presidentin e Ri, Francesco Rocca

515
Francesco Rocca zgjidhet President i rrjetit më të madh humanitar në botë – Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe
Antalia, 6 nëntor 2017 – Avokati italian dhe humanitar, Francesco Rocca, u zgjodh sot Presidenti i ri i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK).
Z. Rocca u zgjodh nga përfaqësuesit e 178 Shoqatave Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe që ishin të pranishëm në Asamblenë e 21 të Përgjithshme të FNKK&GjK në Antalia të Turqisë. 
Në fjalën e tij, ai falënderoi guximin dhe përkushtimin e vullnetarëve të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në mbarë botën dhe u zotua se do të kërkoj një përkrahje akoma më të madhe. “Ne u detyrohemi atyre për të ndryshuar dhe forcuar kapacitetet tona”, tha ai. “Nga të parat gjërat, ku do të përqendrohem, është adresimi i çdo problemi që ka të bëjë me integritetit brenda rrjetit tonë. Ne i detyrohemi vullnetarëve tanë që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë. I detyrohemi komuniteteve që kërkojnë mbështetjen tonë, kur askush tjetër nuk mund t’i ndihmojë. U detyrohemi njerëzve në mbarë botën të cilët shikojnë Kryqin e Kuq dhe Gjysmëhënën e Kuqe si shenjë shprese”.
Zgjedhja e z. Rocca vjen në një moment kritik për FNKK&GjK dhe komunitetit humanitar në përgjithsi. Organizatat e ndihmës janë duke iu përgjigjur një numri të madh sfidash komplekse dhe globale, duke u përpjekur t’u përgjigjen nevojave në rritje nëpërmjet balancimit të buxheteve gjithnjë e më të kufizuara. Presidenti i ri do të luajë një rol të rëndësishëm në atë që Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të mund të vazhdojnë të mbështesin më të nevojtarët dhe më të izoluarit.
Z. Rocca iu bashkua Kryqit të Kuq Italian në vitin 2008, duke u zgjedhur President i kësaj shoqate në vitin 2013. Ai ka kontribuar që Kryqi i Kuq Italian të jetë organizata humanitare më e madhe në vend, një organizatë ku vullnetarët dhe stafi i Kryqit të Kuq luajnë një rol kryesore në përgjigjet ndaj katastrofave dhe ndihmën e emigrantëve të pambrojtur.
Ai ka qenë vazhdimisht një avokat i fortë për emigrantët në nevojë, duke u bërë thirrje udhëheqësve politikë të vendit për të vënë sigurinë dhe dinjitetin e njerëzve në qendër të politikave të tyre të emigrimit.
Një avokat në profesion, Rocca e ka nisur karrierën e tij profesionale duke luftuar krimin e organizuar. Pas kësaj ai ka kaluar në administratën shëndetësore. Në vitin 2013, ai u zgjodh ZëvendëPresident i FNKK&GjK për Evropën. 
Z. Rocca zgjidhet si President i FNKK&GjK pas z. Tadateru Konoé i cili përmbushi dy mandate në këtë pozicion. 
Asambleja e 21 e Përgjithshme e FNKK&GjK zgjodhi gjithashtu katër nënkryetarë: Z. Abdoul Azize Diallo (Senegal), Z. Miguel Angel Villarroel Sierraalta (Venezuela), Z. Chen Zhu (Kinë) dhe Dr Kerem Kinik (Turqi).
Sigal