Faza e dytë e punimeve, devijim trafiku në sheshin “Skënderbej”

516
Sigal

Duke qenë
se Bashkia e Tiranës po vijon punën për zbatimin e projektit të sheshit
“Skënderbej”, për të përfunduar fazën e II të punimeve, nga dita e shtunë, datë
29 tetor e në vijim, lind nevoja që trafiku i automjeteve të devijohet.

Sipas Bashkisë do të devijohet
qarkullimi: “Qarkullimi i automjeteve dhe mjeteve të transportit urban në
sheshin ‘Skënderbej’ pjesa lindore në rrugën ‘e Dibrës’, drejtimi lëvizjes
lindje-perëndim, do të devijohet vetëm djathtas në kryqëzimin me Bulevardin
‘Zogu I”.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës,
në bashkëpunim me OSHEE-në, po punojnë për zhvendosjen e nënstacionit elektrik,
i cili do t’i hapë rrugën ndërtimit të Unazës së Vogël, çka më pas do të sillte
edhe një qarkullim më të lehtësuar të automjeteve në qendër të Tiranës. Punimet
për realizimin e projektit të Sheshit “Skënderbej” pritet të përfundojnë në
verën e vitit 2017.