Faturat e energjisë elektrike do të paguhen njëherë në tre muaj?

751
Sigal

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka diskutuar ditën e sotme në lidhje me projektin e OSHEE.

Ardian Çela, drejtori i OSHEE, është shprehur në komisionin se në projektin e ri parashikohet që matësit e energjisë elektrike të shikohen njëherë në tre muaj, si dhe pagesa e faturave të bëhet po në të njëjtën periudhë kohore.

Sipas tij, ky projekt do të provohet të në një zonë të caktuar për të parë nëse do të mund të përshtatet më tej në të gjithë Shqipërinë.

Në këtë projekt do të bashkëpunojë dhe Entin Regullator të Energjisë, i cili kërkon shmangien e mbifaturimit të faturave.

“Dy muajt e tjerë që nuk bëhet leximi, do ti shkojë fatura në bazë të mesatares shumëvjecare. Fatura e muajit të tretë do jetë faturë sistemuese, kështu është eksperienca dhe në Itali dhe në zona të tjera. Ne mendojmë që diku nga shtatori mund të fillojmë në një zonë të caktuar, të fillojmë meleximin tre mujor, dhe pastaj në muajt në vazhdim tëshohim ta zgjerojmë në dimensione më të gjëra. Duhet të ndërojmë të gjitha matësat, sepse janë të gjithë lehtësisht të manovrueshëm. Sigurisht ka mbifaturime për sa kohë ne nuk e kemi sistemin e matjes online, i cili do ta zgjeronte mundësinë e mbifaturimit. Por ne kemi një gjë shumë pozitive. Në qoftë se ne bëjmë krahasimin e ankimimeve që kanë ardhur pranë operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike p0ër kefaturim, që nga janari i 2015 dhe deri sot, do vëreni që nr i faturimeve është reduktuar me mbi 50%”, tha Çela.