Fatura  e skenarit të Rilindjes për fryrjen e administratës me patronazhistë  arrin 127 mln USD

Gjykata e strasburgut” shkund” xhepat e taksapaguesve me 127 mln USD për largimet e padrejta nga puna në administratë, por dhe të gjyqtarëve, diplomatëve e profesionistëve të tjerë. Sikur të mos mjaftonin faturat e kripura në arbitrazh,  KLSH zbulon se ministritë janë mbushur me militantë që mbahen me dieta të shtrenja, teksa qytetarët vuajnë për ilaçe. Ja si financat do paguajnë 127 mln USD detyrime nga vendimet e gjykatave

Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS), Alpetrol dhe KESh janë rreth 3,2 milionë euro.

Konkretisht në Alpetrol shpenzime në vlerën 2,9 milionë euro kanë të bëjnë me zbatimin e vendimeve gjyqësore për largime nga puna të punonjësve në kundërshtim me kuadrin rregullator në fuqi, për shpërblime dietash me vlerë më të madhe se kufijtë e lejuar ligjorë, si dhe persona të punësuar mbi strukturën e aprovuar nga Këshilli Mbikqyrës

 

Sigal

 Fatura e shpenzimeve të buxhetit të shtetit, si pasojë e ndërprerjes së paligjshme të marrëdhënieve të punës dhe përfitimit të dëmshpërblimit financiar nga të larguarit rritet çdo vit. Rreth 127 milionë USD është fatura e paguar nga buxheti i shtetit për periudhën 2015-2022 për dëmshpërblimin e të larguarve pa të drejtë nga administrata qendrore dhe vendore.

Bëhet fjalë për punonjës të qeverisjes qendrore dhe vendore, të cilët janë larguar padrejtësisht nga puna, por pas vendimeve të formës së prerë të gjykatës kanë përfituar dëmshpërblimin.

“Për vitet 2015 deri në 2022 nga qeverisja e përgjithshme arrijnë në vlerën e 12 miliardë lekëve (rreth 127 mln USD). Vlera më e lartë e dëmshpërblimeve nga qeverisja e përgjithshme është paguar në vitin 2015 përkatësisht me vlerë 1,7 miliardë lekë dhe në 2017 janë paguar 1,8 miliardë lekë për ekzekutimin e vendimeve për të larguarit nga puna”, përcaktojnë të dhënat e Ministrisë së Financave.

Raportohet se totali i faturës së paguar për largimet nga puna prej administratës qendrore llogariten 9,9 miliardë lekë në 8 vite. Fatura e paguar nga pushteti vendor është 2,2 miliardë lekë. Nga bashkitë pagesat më të larta për dëmshpërblimet e të larguarve nga puna janë në 2016 në vlerën e 315,5 milionë lekë dhe kanë kulmuar në 2022, para vitit zgjedhor në vlerën e 324,6 milionë lekë.

Strasburgu “shkund” vetingun

Përveç stokut të dosjeve si pasojë e mungesës së gjyqtarëve, ku qytetarët po zavarriten për të marrë drejtësi. Reforma në Drejtësi po u kushton edhe miliona dëm taksapaguesve si pasojë e largimit të padrejtë të gjyqtarëve nga puna. Flitet se gjyqet në arbitrazh i kanë kaluar 1 miliardë euro.

Totali i faturës së paguar për largimet nga puna prej administratës qendrore llogariten 9,9 miliardë lekë në 8 vite. Fatura e paguar nga pushteti vendor është 2,2 miliardë lekë. Nga bashkitë pagesat më të larta për dëmshpërblimet e të larguarve nga puna janë në 2016 në vlerën e 315,5 milionë lekë dhe kanë kulmuar në 2022, para vitit zgjedhor në vlerën e 324,6 milionë lekë.

Juristët parashikojnë shtim të dëmshpërblimeve për të larguarit nga puna.“Pas këtij vendimi pritet të ndodhë fenomeni i dërgimit të çështjeve për shqyrtim në Strasburg dhe të gjithë do të kenë të njëjtën fat si vendimi i përmendur. Por nuk është vetëm procesi i marrëdhënies së punës, janë edhe procese të tjera që zvarriten në kohë pambarimisht, si ato të pronave, të kontratave, pra civile edhe penale që do të kenë gjasa t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut”, -theksoi Haka.

Numri më i lartë i stokut të dosjeve të pashqyrtuara përtej afateve të arsyeshme është në Gjykatën e Apelit Administrativ. Në total referuar të dhënave të raportit për vitin 2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) në stoku i dosjeve të pashqyrtuara, që kanë kaluar afatet e arsyeshme të gjykimit, parashikuar nga neni 399/2, të Kodit të Procedurës Civile ka arritur në numrin e 21,166 dosjeve.

9% e tyre apo 1,674 çështje i përkasin marrëdhënieve të punës.

Ndërsa 83% e totalit të dosjeve në pritje të gjykimit kanë vjetërsi mbi 12 muaj, për rrjedhojë kanë kaluar afatet e arsyeshme të gjykimit parashikuar nga neni 399/2 të Kodit të Procedurës Civile.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e performancës për vitin 2022 vëren se nga 428 ankesa të depozituata pranë këtij institucioni nga qytetarët, 365 të tyre janë të lidhura kryesisht me çështjen e regjistrimit të pronave, të prokurimit publik, largimeve nga puna, etj.

Ndër të tjera edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) thekson se fatura financiare nga shpenzimet për vendimet e formës së prerë për largimet e padrejta nga puna në 3 institucione shtetërore, si: Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS), Alpetrol dhe KESh janë rreth 3,2 milionë euro.

Konkretisht në Alpetrol shpenzimet në vlerën 2,9 milionë euro kanë të bëjnë me zbatimin e vendimeve gjyqësore për largime nga puna të punonjësve në kundërshtim me kuadrin rregullator në fuqi, për shpërblime dietash me vlerë më të madhe se kufijtë e lejuar ligjorë, si dhe persona të punësuar mbi strukturën e aprovuar nga Këshilli Mbikqyrës, të cilat janë konsideruar si efekt financiar negativ.