Fatmir Lamaj: Ishte kënaqësi për mua ta takoja sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta

672
Ishte kënaqësi për mua ta takoja sot presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta.
Shkëmbyem mendime rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë e Shqipëri. Si gjithmonë presidenti Meta po i përcjell me interes të veçantë zhvillimet në Kosovë. Ishte konstatim i përbashkët se bashkëpunimi Kosovë- Shqipëri duhet të thellohet në të gjitha fushat.
Presidentit Meta ia paraqita shqetësimin e qytetarëve të Kosovës për çmimin e taksës në “Rrugën e Kombit”. Ndamë të njëjtën bindje se “Rruga e Kombit” është investimi më madhor që kanë bërë dy vendet tona, e cila ka ndihmuar ndjeshëm rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve dhe qytetarëve tanë dhe është detyrë e dy qeverive tona që të kujdesemi që kjo rrugë si investim i përbashkët t’i shërbejë këtij misioni.
Krejt në fund e falëndërova presidentin për angazhimin e tij personal për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit.
Sigal