Fat i hidhur për prostitutën shqiptare, pas aktit rrihet barbarisht nga klienti

600
Një prostitutë shqiptare e moshës 25 vjeçare ka përfunduar si mos më keq mbrëmjen e djeshme në Siena të Italisë, ndryshe nga çfarë kishte imagjinuar.
Një mosdakortësi për çmimin mes saj dhe klientit ka sjellë një valë dhune mbi trupin e saj, sikur të mos mjaftonte “puna” e saj aspak e thjeshtë. Eskorta është rrahur fill pas aktit seksual pasi klientit i është dukur tepër i lartë çmimi. Fatmirësisht e reja ka mundur t’i shpëtojë agresorit që e godiste me grushta e shkelma. E reja është larguar nga vetë banesa e saj dhe i është drejtuar rrugës ku ka kërkuar ndihmën e kalimtarëve, që të mund të thërritej ambulanca dhe policia.
Media italiane shkruan se policia ka mundur të ndalojë agresorin, i cili në ato momente nuk ka qenë i vetëm por me dy persona të tjerë (meshkuj). E reja është shtruar në spital ndërsa “klienti” po hetohet në gjëndje të lirë.
Sigal