Familjet e prekura nga tërmeti protestë në Durrës: Pallati të ndërtohet aty ku ishte më parë!

251
Sigal

Banorët e pallatit 1032 në lagjen 16 të qytetit të Durrësit kanë dalë ditën e sotme në një protestë përballë ambienteve të Bashkisë, pasi kundërshtojnë ndërtimin e pallatit të tyre në një vend të ndryshëm nga ai ekzistues.

Banorët shprehen se ata kërkojnë ndërtimin e pallatit aty ku ishte në pronën e tyre dhe i bëjnë apel kryeministrit Rama të mbajë premtimin e dhënë në momentin kur vizitoi banorët e dëmtuar se pallati do të rindërtohej aty ku ishte.

Banorët kanë thënë për ‘Fax News’ se do të ngrenë çadrat përballë Bashkisë dhe do ta ndalojnë me gjak çfarëdo lloj veprimi që do bëhet në pronën e tyre.

“I bëj thirrje kryeministrit Rama dhe ministrit të Rindërtimit Ahmetaj të ndërhyjë në Bashki dhe të rindërtohet pallati aty ku ishte.

Kryeministri na ka thënë vetë ditën e tërmetit të mos kemi merak se do ta ndërtohej aty ku ishte.

Atëherë ku është fjala e kryeministrit, kush është kjo zonjë që shkel fjalën e kryeministrit me ca njerëz hallexhinj, se po qe nga ata që kanë lekë jo nuk i shkel dot ajo.

Ne do të vazhdojmë do të vendosim dhe çadrat këtu para bashkisë, ama një gjë nuk diskutohet, atë vend do ta gëzojmë vetëm ne ose do të bëhemi lumenj gjaku.

Do të futemi aty, ne të vdekur jemi, kemi një vit që rrimë rrugëve, kemi një jete që punojmë dhe nuk kemi asgjë çfarë t’u lëmë fëmijëve”, tha protestuesja.