Familjet e dëshmorëve dhe përkujdesja e shtetit

1045
Nga Dr. GJERGJ VELO* 

– Vijon nga numri i kaluar –
Pak ditë më parë, Kuvendi i 6-të i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut
Një falënderim për pasardhësit e dëshmorëve dhe pushtetin vendor
Ndarja administrative krijoi kushte të reja edhe për organizatën tonë. Kryesia e Përgjithshme punoi intensivisht për ngritjen e degëve të reja, sipas statutit dhe udhëzuesit të veçantë, duke pasur parasysh që: mbulohet një territor më i gjerë; lehtësisht puna e organizatave të degëve të mëdha saktësohet numri i anëtarëve të organizatës; evidentohen dhe ndiqen konkretisht për shtimin e radhëve të organizatës me pasardhës të rinj. Fondet, investimet, shpenzimet financiare, janë të përqendruara tek pushteti vendor dhe kërkesat tona për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e simboleve (muze, lapidarë, pllaka përkujtimore, monumente, varrezat e dëshmorëve, etj,) lidhen direkt me këto njësi administrative. Ne përshëndesim sot dhe iu urojmë punë të mbarë degëve të reja: Maliq, Himarë, Divjakë, Shijak, Kamëz, Roskovec, Patos, Rrogozhinë, pa hequr dorë nga krijimi i degëve të reja edhe në të ardhmen. -Shtimi i radhëve të organizatës me pasardhës të rinj, përbën një nga objektivat tona kryesore. Vetëm kështu garantohet vitaliteti dhe vazhdueshmëria e organizatës; me pjesëtarë nga trungu i familjeve të dëshmorëve, vetëm kështu trashëgohet krenaria për paraardhësit e tyre dëshmorë, që bënë aktin më sublim, dhanë jetën e tyre për Atdheun. Kjo nuk përjashton aspak mundësitë për pranime edhe me anëtarë të tjerë aktivë, intelektualë, e me arsim të lartë që pranojnë statutin dhe përpiqen e punojnë që organizata jonë të funksionojë. Vetëm kështu rritet autoriteti dhe reputacioni i organizatës. Këtë e tregojnë edhe rezultatet konkrete për pranimet e reja në degët Sarandë, Korçë, Elbasan, Fier, Krujë, Lezhë, Lushnje, Mallakastër, Ersekë, Peqin, por jo të gjithë organizatat kanë këto rezultate. Këtu po japim punën me objektiv të qartë të Fierit. Para disa ditësh, nën shembullin e 68 grave të këtij qyteti që gjatë LANÇ dolën partizane në një ditë, nën shembullin e tyre të rinjtë e të rejat e këtyre familjeve, u mblodhën dhe u pranuan 29 vajza e djem në Organizatën e Dëshmorëve të Atdheut, dega Fier. Objektivi më i afërt i kësaj dege është që në një kohë të shkurtër të arrijnë anëtarësinë në OKDA, aq sa dëshmorë ka bashkia Fier. Dhe ne si kryesi, ky objektiv i Fierit dhe kjo punë, e shtrojmë si synim për çdo degë, në çdo bashki të vendit tonë, si objektivin më minimal. -Tërheqim vëmendjen edhe për një problem tjetër të organizatës; të ardhurat nga kuotat e anëtarësisë. Kuotat e anëtarësisë nuk vlejnë për burime financiare, se sa vlen lidhja shpirtërore e çdo anëtari, i çdo moshe, qoftë me organizatën e dëshmorëve të Atdheut. Por të tëra kanë rëndësi: edhe shëndoshja financiare për të rritur botimet, edhe aktivitetet që ka çdo degë dhe kryesia kombëtare. Kërkohet ndërgjegjësimi i të gjitha strukturave të zgjedhura, për kapërcimin e gjendjes, pasi burim kryesor i të ardhurave mbeten të ardhurat nga kuotat e anëtarësisë. Përshëndesim organizatat e degëve Fier, Krujë, Ersekë, Mallakastër, Lushnje, Lezhë, Peqin, Sarandë, Patos, Gjirokastër, Tepelenë dhe iu bëjmë thirrje organizatave të degëve Delvinë, Devoll, Dibër, Kukës, Tiranë, Gramsh, Berat, Durrës, Shkodër, për t’i dhënë frymëmarrje të qëndrueshme gjithë veprimtarisë së organizatës për këtë problem. -Objektiv madhor për ne ka qenë dhe mbetet; ngritja, ruajtja e mirëmbajtja e simboleve. Është vendi t’i përmendim dhe përshëndesim në kuvend, kontribuesit dhe pushtetin vendor për ngritjen e lapidarëve dhe memorialeve të dëshmorëve: -Sarandë: -Memoriali me emrat e 145 dëshmorëve, -Lapidari për 20 dëshmorët në Navaricë, Finiq. -Gjirokastër: -Memoriali madhështor në Skërficë. -Busti i “Heroit të Popullit” Myzafer Asqeriu” -Busti i Heroit të Popullit Hasan Xhiku, sponsorizuar nga stërnipi Kreshnik Xhiku. -Lapidari i dëshmorit Lato Braho, nga nipi Sherif Ymeri. -Mirditë: -Busti i “Heroit të Popullit” Ndrec Ndue Gjoka. -Korçë: -Memorial për 36 të rënët e masakrës në Ravonik. -Vlorë: Lapidari i dëshmorëve në fshatin Risili me shpenzimet individuale të kryeplakut Bedri Aliaj, -Fier: -Busti i dëshmorit Petro Bozo në Petovë nga nipi Maksim Baze. -Krujë: -Memorial për “Heroin e Popullit” Rexhë Deliu, realizuar nga grup skulptorësh të universitetit të Arteve dhe sponsorizuar nga Drejtoria e Alb-kontrollit, Rinas. -Peqin: -Pllakë përkujtimore për 12 dëshmorët e fshatit Pajovë. -Librazhd: -Kthimi i zyrës së organizatës në muze të 86 dëshmorëve. -Lezhë: -Lapidari i dëshmorit Ndue Nikoll Deda, nga katër vëllezërit e tij. -Gramsh: -Rikonstruksioni i lapidarit për 17 dëshmorët në Skënderbegas, Kodovjat, Poroçan, Kukur. -Tiranë:-Katër pllaka përkujtimore për 17 dëshmorët e njësisë nr. 11. -Lapidar i ri për 26 dëshmorët Shënkollë-Baldushk. -Rivendosja e bustit të “Heroit të Popullit” Mihal Duri. -Shijak: Lapidari i ri për 64 dëshmorët e Shijakut. Është koha dhe vendi në këtë periudhë që miratohet projekt-buxheti i shtetit për vitin 2018 të parashikohen fonde si zë i veçantë në të 12 qarqet për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve dhe simboleve. -Falënderojmë gjithë sponsorët, si; zotërinjtë Flamur Asimi, Gentian Arapi, Adem Molla, Rushan Guce, Luan Bregasi, “Ardeno”, Tonin Aliaj, Avni Xhelili, Vjollca Jahaj, Ilir Shkëmbi etj, që herë pas herë kanë ndihmuar organizatën tonë. Ne i sigurojmë ata se çdo qindarkë e tyre është përdorur për botimin e Revistës, për bazë materiale të ndryshme për aktivitetet, sipas rregullave e ligjeve në fuqi. Ndërkohë, falënderojmë të gjithë ata familjarë që kanë investuar për bustet, pllakat e lapidarët e të afërmve të tyre dëshmorë. Duke përfunduar, i urojmë dhe i shprehim mirënjohjen gjithë pjesëmarrësve në këtë Kuvend, jetë të gjatë e shëndet gjithë familjeve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve, e mbarë popullit tone, Gëzuar Vitin e Ri 2018, si viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastrioti Skënderbeut! I përjetshëm kujtimi i dëshmorëve të Atdheut!
*Kryetar i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut 
Sigal