Familjari i një politikani në Shqipëri, “tutor” i importit të 8 lloje mbetjesh të rrezikshme importi

522
Vjollca KUTA
– Paçka se bllokua ligji “Rilindja” i importit të plehrave, i maskuar pas “riciklimit” për rritje punësimi, skenari është në fuqi 
Importi i mbetjeve që futen në Shqipëri, nuk është një projekt i mbyllur prej bllokimit të ligjit “Rilindja” të plehrave, paçka se prej LSI në koalicion me PS, ky ligj u bllokua prerazi, si një rrezik i madh për jetën e shqiptarëve dhe ndotjen ekstreme të mjedisit, ujit, tokave, ajrit e produkteve ushqimore që kultivohen në bujqësi, agro-industri e blegtori! Ishte një ligj i maskuar pas “riciklimit” për gjoja rritje punësimi, ndaj dhe kupola e “rilindjes” në parlament e në qeveri këmbënguli me forcë e prepotencë, me dredhi e pazare, por që nuk mund ta bënte fakt importin legal të plehrave, por që thuhet se nëpërmjet institucioneve që kontrollon, po lejon importin ilegal të tyre. Ka zëra që thonë, se në “një mesnatë bisedash” është trajtuar edhe biznesi i importit të plehrave, që ka nisur të bëhet ilegalisht deri sa të mbaroj fushata dhe ilegalisht me votë parlamentare pas 25 qershorit 2017, natyrisht nëse prej “Rilindjes” garantohet shumica parlamentare vetëm ose me koalicion që po përflitet. Ky biznes ka qenë i komanduar dhe menaxhuar e po vazhdon të jetë “monopol” i familjarit të një politikani të lartë në Shqipëri, i cili siç thonë është “tutori” i importit të 8 lloje mbetjesh të rrezikshme. Kujtojmë, që importi dhe biznesi i plehrave e mbetjeve, që riciklohen e që gjoja do të riciklohen për efekt të rritjes së punësimit dhe mirëqenies së shqiptarëve të varfër, ka qenë objekt denoncimesh të shumta faktike nga gazeta “Telegraf”, mbasi ky nuk është një resurs punësimi, por shkatërrimi për jetën e shqiptarëve dhe të mjediseve e produkteve ushqimore natyrale! Fakti që këmbëngulet kaq shumë për ta zhvilluar këtë biznes kriminal në Shqipëri, provon faktin që e komandon “dora e familjarit” të një politikani të lartë në Shqipëri, cili ne emër të këtij biznesi të fuqishëm, bënë edhe akrobaci politike me miratuesit dhe mbrojtësit e këtij ligji, që serviret nëpërmjet një deputeti “rilindës”, i cili në qershor 2013 garantoi shqiptarët, se “rilindësit” do të vidhnin më pak nga demokratët! Siç është denoncuar edhe nga zyrtarë e politikanë të LSI, skenari i importit të mbetjeve të rrezikshme realizohet nëpërmjet marifetit të gjoja kalimit transit të tyre, nëpër Shqipëri dhe shkarkimin në territorin shqiptar, duke tentuar të humbasin gjurmët e depozitimit dhe groposjes së tyre. Kujtojmë, që Shqipëria ka nënshkruar 5 konventa lidhur me rrezikun dhe mbrojtjen nga mbetjet radioaktive dhe nga veprimi i tyre shkatërrues. Sipas këtyre konventave, detyrohet hyrja në kufi dhe kalimi transit i tyre nëpër territorin tokësor e detar të Shqipërisë, nën kontroll e monitorim të plotë, deri në dalje në kufi. Thuhet, se në territorin detar e tokësor shqiptar, vazhdojnë të kalojnë transit por që depozitohen brenda Shqipërisë, mbi 8 lloje lëndësh e mbetjesh radioaktive tepër të rrezikshme, të cilat në Shqipëri kanë si “tutor”, familjarin e një politikani të lartë, që i maskon gjoja “si mbetje urbane” të mbledhura nga bizneset në Shqipëri. Por edhe që i importon, për riciklim me efekte punësimi! Në vijim, do të publikojmë fakte të plota rreth këtij biznesi që po “vret” shqiptarët e që sipas skenarit të ‘rilindjes”, synohet të bëhet masiv dhe lirshëm!
Sigal