Familja Avdia hap dyert e mortit! Sot përcjellin në banesën e fundit 7-vjeçaren

154
Sigal

Familja Avdia ka hapur dyert e mortit, ku do të presë nderimet e fundit për vajzën e tyre 7-vjeçare që gjeti vdekjen në ditën e saj të parë të plazhit, teksa luante në breg të detit.

Pak metra larg banesës ku ndodhej trupi i pajetë i vogëlushes asnjë i afërm apo dhe fqinj nuk ka pranuar të flasë për mediat, por jashtë kamerave kanë shprehur tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike.

Sot ata e përcjellin në banesën e fundit vogëlushen. I afërmi i familjes në një postim në rrjetet sociale shkruajti dje: “Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, ne aresen: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, Laprake”.

Lule dhe një kukull është vendosur pranë vendit ku humbi jetën 7-vjeçarja.

Postimi prekës i gazetares:

Mëngjes i trishtë sot në Potam…

Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur…

Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë

Sot të gjithê jemi fajtorë, e pafajshmja u bë ëngjëll.