Falsifikoi formularin e dekriminalizimit, pezullohet oficerja e policisë

589
Një oficere e Policisë së Shtetit është pezulluar nga detyra për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, pasi nuk kishte deklaruar se kishte qenë e dënuar më parë me 18 muaj burg për “Shpërdorim detyre”.
Punonjësja e policisë, N/komisarja me iniciale M.D., punonte si Specialiste Informacioni dhe për marrjen e kallëzimeve në Seksionin e Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë.
Gjatë plotësimit të formularit të dekriminalizimit për punonjësit e shtetit, ajo nuk kishte shënuar dënimin e mëparshëm, çka ka bërë që Prokuroria të kërkojë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, caktimin e masës së sigurimit personal për të.
Në bazë të këtyre të dhënave gjykata vendosi caktimin e masave shtrënguese “Mosushtrim i detyrës” dhe “Detyrim paraqitjeje pranë Policisë Gjyqësore” për “Falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve zyrtarë”.
Sigal