Falja e Bajramit të Madh/ Myftiu i Tiranës: Do kryhet në shesh, besimtarët me maskë

42
Sigal

Pas një muaji sakrificash dhe agjërimi, besimtarët myslimanë festojnë këtë të enjte Bajramin e Madh. Këtë herë falja do të kryhet në sheshet kryesore të qyteteve. Në Tiranë, ky ritual do të kryhet në sheshin Skënderbej. Myftiu i Tiranës, Lauren Luli tregon në një prononcim të tijin, masat që janë marrë për mbajtjen e këtij rituali fetar, pas konsultimit me instancat shtetërore.

”Dy bajramet e shkuara ishin të kufizuara duke u falur nëpër xhami, por sivjet do ta falim në shesh, do ta festojmë së bashku, ndonëse duke pasur shumë kujdes. Falja e Bajramit është së bashku për këtë arsye, sepse shpesh herë pyetet pse duhet të falen së bashku, po simbolika e Bajramit është që të festohet së bashku, pra të mblidhemi në një vend”, tha Myftiu i Tiranës, Lauren Luli.

Programi i faljes do të fillojë rreth orës 6 pa 20 të 14 majit. Për shkak të pandemisë ky aktivitet do të jetë më i shkurtër në kohë dhe çdo besimtar duhet të jetë i pajisur me maskë.

”Ne kemi marrë disa masa siç është kufizimi i minutazhit të programit të faljes së Bajramit që është një minutazh i shkurtër. Do shpërndahen maska në të gjitha hyrjet e sheshit Skënderbej për ata që do u mungojë maska, do i kërkojmë besimtarëve që të kenë një sixhade personale, do mundohemi që të menaxhojmë edhe pjesën e distancës”.