Faktori LSI në Lezhë, rritja e madhe e saj mes tensioneve dhe debateve

574
Eglantina Marashi
Tradicionalisht votuesit e qarkut të Lezhës ndër vit para krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë qenë të prirur të zgjedhin mes dy partive të mëdha, sepse partitë më të vogla i kanë parë me mjaft skepticizëm. Por krijimi i LSI-së në 2004 filloi të ndryshojë në mënyrë të menjëhershme këtë traditë dhe rrjedhimisht balancat historike në këtë qark. Viktor Tushaj një ndër themeluesit e LSI-së së Shqipërisë njëkohësisht dhe themelues dhe drejtues i LSI-së në Lezhë që nga krijimi i saj dhe në vazhdim ka ditur me shumë kujdes të investoje besim bashke me strukturat që kjo forcë politike të njohë vetëm rritje. Z.Tushaj kandidoi në 2005 për deputet , kandidoi më 2007 në bashkinë Lezhë në emër të koalicionit të majtë dhe fitoi, kandidoi më 2011 në emër të koalicionit të djathtë dhe përsëri fitoi. Ndërkohë votat dhe anëtaret e LSI-së shtoheshin çdo ditë . Kandidimi i Znj. Monika Kryemadhi në zgjedhjet parlamentare të 2013 i bëri zgjedhjet në këtë qark, mjaft specifike dhe garën shumë interesante. Ajo me energjinë dhe përkushtimin e saj i dha një hov të madh rritjes së LSI-së dhe ofrimit të mjaft potencialeve pranë radhëve të saj dhe mbi të gjitha solli një mbështetje të madhe për të rinjtë . Me gjithë fushatën në dukje harmonike, PS ishte mjaft e interesuar që LSI të mos marrë asnjë mandat në Lezhë. Sigurisht dhe PD me të njejtin ritëm luftonte me çdo kusht tkurrjen e LSI-së çka do të çonte në mos marrjen e mandatit. Mes presioneve dhe incidenteve të shumta ku Lezha ishte një ndër qarqet me përplasjet më të madha me një të vdekur e disa të plagosur, njerëzit e LSI nuk u stepen për asnjë moment por përkundrazi luftuan me mish dhe me shpirt për secilën votë anë e mbanë qarkut ku rezultati konfirmoi deputete të Lezhës Znj. Kryemadhi me 10.98 % ,me 8820 vota në qark. Në zgjedhjet vendore të 2015 rikandidoi për bashkinë e Lezhës po në koalicion me PS Viktor Tushaj por nuk arriti të rimerrte bashkinë edhe pse puna e bërë nga Z. Tushaj 8 vite në drejtimin e bashkise ishte jashtëzakonisht e madhe dhe po kaq e madhe rritja e votuesve të LSI-së dhe kësaj here. Por ndikimi i punës së LSI së Lezhës dhe Viktor Tushës duket se u reflektua shumë shpejt dhe qartë ne zgjedhjet e 25 Qershorit ku LSI në Lezhe pati rritje me mbi 1500 vota me shumë se në 2013 vetëm në Bashkinë e Lezhës, po ashtu me rritje të konsiderueshme në rrethet Kurbin dhe Mirditë. Sigurisht që dhe kësaj fushate nuk i munguan incidentet dhe rastet e dhunës të iniciuara nga segmente që donin me çdo kusht të trembnin dhe të largonin votuesit e LSI, por kjo nuk ndodhi sepse qytetaret Lezhjan i qëndruan besnik LSI-së ,nuk pranuan as të bliheshin e as të shiteshin dhe nuk harruan punën e mirë të bërë nga z.Tushaj për qytetin e Lezhës i cili dy mandatet e tij mundi mbyllë me një bilanc të kënaqshëm arritjesh që përveçse janë vlera të konsiderueshme në investime, më e rëndësishme është rritja e cilësisë së jetës së komunitetit lezhjan e më gjerë. Ndaj për këto dhe më shumë qytetaret Mirditor, Kurbinas dhe Lezhjan vazhduan të besojnë LSI-në, të besojnë Viktor Tushën si zërin e tyre në kuvendin e Shqipërisë si të vetmin shans për të pasur një derë të hapur,një vend ku do të dëgjohen dhe një shpresë për më shumë humanizëm se kudo tjetër. Ndaj sot me një motiv akoma më të madh me Kryetare Monika Kryemadhin LSI do të njohë fuqizim, rritje dhe mbështetje akoma më të madhe ne Lezhë dhe në mbarë Shqipërinë.
Sigal