Evdal Nuri: Muzeu “Solomon”, që Berati e priste, u bë realitet

746
Sigal

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, gjatë një vizite në qytetin e Beratit, u ndal edhe në Muzeun “Solomoni”, të themeluar nga studiuesi i ndjerë Simon Vrusho.       “Është një atraksion i veçantë muzeal që sa here rikthehesh ta vizitosh, të pasuron shpirtërisht”, citon ambasadorin .   “Muzeut Solomoni” i kushtohet marrëdhënieve historike të popullit të Beratit me komunitetin hebre. Në qytetin e Beratit gjatë Holokaustit gjeten strehim dhe shpetim mbi 600 hebrenj. Muzeu është unik në Shqipëri. Është një muze me tematikë hebraike që ngërthen një hapësirë kohore 500-vjeçare, nga viti 1520 kur në Berat u vendosën 25 familjet e para hebreje.   Ka dokumente dhe foto, nga lista e parë e vitit 1526 tek ajo gjatë Holokaustit në 1944, nga mjeku Zino Matathia te kimistja Taisa Pisha Batkina. Muzeu i shndërruar në një qendër të mirëfilltë atraksioni për turistët e huaj që vizitojnë Beratin, veçanërisht për turistët izraelitë .

1-Pak histori .                                                                                                                                                    Historia na mëson se hebrenjtë duhet të kenë mbërritur në Shqipëri në fillim të viteve 70 të erës së re, sipas burimeve romake që përmendin anijet me robër hebrenjë duke udhëtuar për në Romë. Shumica e këtyre robërve u mbytën në brigjet e bregdetit shqiptar .Nuk dihet shumë për komunitetin hebre në Shqipëri përgjatë kësaj periudhe dhe vitit 1281 kur një grup i vogël tregtarësh hebrenjë u vendosën në qytetin bregdetar të Durrësit. Përgjatë shekullit XV-XVI, hebrenjtë përbënin 1/3 e popullsisë së Vlorës përpara se ata të shpërnguleshin drejt Beratit në shek. XVII. Nga kjo periudhë deri në mesin e vitit 1800 disa prej tyre u konvertuan në fenë islame ose në të krishterë. Në  vitit 1930 doli se vetëm 204 hebrenjë jetonin në Shqipëri. Me pushtimin gjerman të Shqipërisë përgjatë vitit 1942 situata për hebrenjtë në Shqipëri u bë e vështirë, mirëpo shqiptarët  i mbrojtën ata prej gjermanëve dhe refuzuan t’i dorëzojnë në duart e pushtuesit.        Sot shumë pak hebrenjë kanë mbetur në Shqipëri, Muzeu i Simon  Vrushos qëndron si një dëshmi e gjallë e historisë së tyre të gjatë dhe të pasur në anë të ndryshme të këtij vendi. Historia shqiptare e tolerances dhe e bashkëjetesës, e cila vazhdon deri në ditët e sotme, ku askujt nuk i bën përshtypje se cilës fe i përket, është një shembull i mirë se si fetë  mund të bashkëjetojnë gjeneratë pas gjenerate në harmoni dhe qetësi.

  2–Simon Vrusho  dhe  libri i tij i çmuar “Hebrenjtë e Beratit”.    

Edhe pse jo mirë në gjendjen shëndetësore  dhe ekonomike, kurcente lekë nga pensioni dhe i përdorte për  muzeun , duke punuar  vite me pasion për këtë muze.  Ai thoshte :”Muzeu që Berati e priste, erdhi. Muzeu që Berati e kërkonte, u gjet, Muzeu që Berati e ëndërronte, u bë realitet. “

Ai ndërroi jetë vetëm një muaj pas hapjes , ndërsa bashkëshortja e tij Angjelina Vrusho vendosi ta mbante hapur këtë muze .Ajo përmbushi  amanetin e tij :“Tek këmbët e mia fle një muze mos e lër të shuhet”, i tha ai asaj para se të ndërronte jetë.     Amanetin  u realizua.  Muzeu i vetëm i historisë hebraike të Shqipërisë, “Muzeu Solomon”, rihapet  pasi  biznesmeni   shqiptaro-francez  Gazmend Toska  e  shpëton  atë nga  pragu  i  mbylljes  me  ivestimet  bujare  që  bëri .  Është një institucion i memories shkekullore dhe mbarëshqiptare, i marrëdhënive, bashkëpunimit e bashkëjetesës dhe të miqësisë të komunitetit hebre me Beratin, me beratasit, me shqiptarët. Një histori 500-vjeçare është ngritur në këtë muze.      Arkeologjia , foto-fakteve,  foto-dokumenteve,  e  foto-kujtesës evidenton në këtë muze një mesazh të urtë, të qartë, të thjeshtë, atë të qeverisjes së mirë dhe me mirësi, me paqe dhe begati, me urtësi dhe filozofi, pra mesazhin e solomontë.
Një muze unik në Berat… I pari dhe i vetmi i llojit edhe në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare . Është një muze me tematikë hebraike që ngërthen një hapësirë kohore 500-vjeçare.     Ky muze ndalet edhe tek profili mitik i Sabbatai Zevit, tek varri i tij që kërkohet ende me ngulm, vendosmëri e bindje në Bilçë, tek reflekset apo motivet hebraike që i gjen gjithandej në këto treva, të gdhendura në gur e në dru, në port e në dyer, në tavane apo kanate, në sahane apo tepsi, në filxhane apo sini, por me theks të veçantë muzeu ndalet tek shpëtimi dhe strehimi i mbi 600 hebrenjve në kohën e Holokaustit, duke qenë Berati,  qyteti që ka mbajtur barrën kryesore në këtë shpëtim e  shpalosur për herë të parë në Berat listën e hebrenjve të shpëtuar, si dhe familjet e shtëpitë beratase që iu gjenden pranë në ato kohë të errëta.  Ishin  mbi 38- familje beratase që streuan hebrnjtë gjatë luftës . Midis tyre. Isuf Qojle, Qani Civeja, Mehmet Xhezo, Xhevat Gjergjani, Vexhi Buharaja, Hysen Nallbani, Lilo Xhimitiku, Gaqi Kajana, Bahri Zeko, Sulo Muzhaka e tjerë.  Muzeu “SOLOMONI” në Berat hap  edhe rrugën për muze të tjerë, por jo muze totalë, që duket sikur thonë çdo gjë, por nuk thonë asgjë, por muze individualë, me individualitet e personalitet. Muzetë janë fryte të një kujtese të çelur.

3- Shumë dashuri .   

Është një fakt i ditur botërisht tashmë se Shqipëria është ndër vendet e vetme në Evropë, ndoshta, dhe më gjerë, ku 2260 hebrenjtë e ardhur para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore   .   Në lagjet Mangalem e Goricë kishin ardhur familje të tjera hebreje. Kanë qenë shumë familje të cilat kishin shpëtuar nga masakrash e krimesh të shpikura .Po ja një ditë në Berat në mes të nëntorit hynë nazistët. Ulërima e tankeve sikur e shpalosi edhe njëherë këtu katrahurën raciste. Gestapoja e informuar udhës bëri të njohura edhe një herë ligjet e saj për hebrenjtë.  Atë kohë, kush zbulonte dhe denonconte një hebre shpërblehej dhe konsiderohej bashmik i nazizmit që terrorizonte Evropën mbarë, kurse  njerëzit e thjeshtë që i mbronin, konsideroheshin armiq  e do të dënoheshin  s’i hebrenjtë . Berati s’është i vetëm që i ka shembujt e strehimit të hebrenjve. Me të drejtë thuhet se Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm në Evropë ku nazistët gjermanë nuk zunë dot asnjë hebre, sepse populli shqiptar i strehoi në shtëpitë e tij, i fshehu nga nazistët e i mbrojti s’i bijtë e vet.  Komanda gjermane bëri dhe  një përpjekje nga marsi i 1944-ës t’i grumbullonte hebrenjtë në një shesh të Beratit ku qenë vrarë pak ditë më parë 40 ushtarë fashistë. Sheshi mbeti bosh. Nisi terrori dhe bastisjet Shpirti i madh i popullit është një strehë e madhe.  Anjë hebre në duart e nazistëve.    Një humanizëm i ngjashëm  ndaj 20 mijë ushtarëve italianë pas kapitullimit të Italisë fashiste, të cilët  edhe pse i kishin vrarë e djegur shqiptarët, nuk provuan kurrfarë hakmarrjeje, përkundrazi, shqiptarët i morën në shtëpitë e tyre, u dhanë bukë e strehë, dhe në mbarim të Luftës, i përcollën shëndoshë e mirë në Itali.  Ky  ishte  dhe është populli shqiptarë  .