Europol: Sulmi kibernetik ka goditur 200 mijë njerëz në 150 shtete

571
Sulmi kibernetik i së premtes, ka goditur 200,000 mijë viktima në të paktën 150 shtete të botës, ka thënë agjencia e BE-së, Europol, duke shtuar se numri i të prekurve nga sulmet kibernetike mund të rritet.
Drejtori i Europolit, Rob Wainërig, ka thënë se çka ishte e veçantë e këtij sulmi, ishte përdorimi i një softveri në atë mënyrë që virusi të përhapet automatikisht.
“Përhapja e këtij sulmi në botë është e pashembullt. Numri i fundit është se mbi 200 mijë viktima në të paktën 150 shtete janë prekur, dhe shumë prej tyre janë biznese dhe korporata”.
“Në këtë moment, ne jemi përballë një kërcënim që po përshkallëzohet. Numrat po rriten dhe unë jam i shqetësuar se këto numra do të vazhdojnë të rriten”, ka thënë ai.
Sigal