Etilda Gjonaj emërohet këshilltare juridike e kryeministrit

Ish-deputetja e Partisë Socialiste Etilda Gjonaj është emëruar këshilltare juridike e kryeministrit Edi Rama.

Gjonaj nuk e mori mandatin më 11 maj në qarkun e Tiranës.

Sigal

Etilda Gjonaj ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë për periudhën maj-shtator 2017 dhe mbajti postin e Ministres së Drejtësisë në 2017-2021.

Ajo ka ushtruar funksionin e Komisionerit në Institucionin e Avokatit të Popullit për një mandat 3- vjeçar, ku ka drejtuar Seksionin e Çështjeve të Administratës Publike qendrore dhe vendore (2014- 2017).

Për rreth dy vite e gjysmë ka qenë eksperte e Sekretariatit Teknik, të ngritur pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi (2015-2017).