Erjon Veliaj: Vijojmë projektet me zgjerimin e Tiranës. Gati paketa për subvencionimin për konviktet dhe abone falas për studentët

150
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj bëri të ditur gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, se projekti i Unazës së Madhe do të vijojë me pjesën jugore të qytetit, duke zgjeruar lumin Lana, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Për këtë projekt, Veliaj shtoi se Bashkia do të subvencionojë me 3 vjet qera dhe do ndërtojë tre pallate për ata që preken nga projekti i Unazës së Madhe. “Pra, kur njerëzit e ndajnë mendjen se do punojnë e nuk do pengojnë njëri-tjetrin, bëhet. Ky projekt i prek si të majtët, si të djathtët. Rregulli është shumë i thjeshtë: Për të gjithë ata që i kanë pronat me letra, trajtohen nga ARRSH-ja, me shpronësim. Marrëveshja që miratojmë sot zgjidh problemin e familjeve që i kanë shtëpitë pa letra. Vendimi që marrim sot paguan qiranë e familjeve që preken për tre vite, si dhe përfitimin e një banese me të njëjtat metra katrorë nga bashkia.” Studentët do pajisen me abone falas. Këtë e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Ai shtoi se do të lihen disa punë pa bërë për të ndihmuar studentët në këtë kohë krize. Do sigurojmë abone falas për studentët, për shkak të krizës, që xhepi i tyre të mos impaktohet.’– u shpreh Veliaj. Po ashtu, ai u shpreh se Bashkia do të hartojë një paketë financiare mbështetëse e cila do t’i paraqitet këshillit mbledhjen e radhës. “Propozimi ynë është të subvencionojmë edhe një pjesë të faturës së konvikteve. Vërtet studentët nuk janë rezidentë të Tiranës, por 9 nga 10 studentë qëndrojnë në Tiranë pasi mbarojnë universitetin dhe duke qenë se janë rritur kostot e konvikteve, do na duhet të marrim një vendim të rëndësishëm, të subvencionojmë të paktën gjysmën e faturës së konvikteve ose rreth gjysmën.‘- tha Veliaj.