Erisa Xhixho: Përkrah nxënësve të kolegjit “Mehmet Akif”, kundër vendimit arbitrar dhe antiligjor të qeverisë Rama

109
Sigal

Përkrah nxënësve të kolegjit “Mehmet Akif”, kundër vendimit arbitrar dhe antiligjor të qeverisë Rama.

Ndërsa shkollat dhe universitetet boshatisen përditë, kjo qeveri u mbyll dyert institucioneve arsimore duke shkelur hapur ligjin.

Mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif” është dëshmia më e qartë se sa e vlerëson kjo qeveri arsimin.

Vendimi arbitrar i qeverisë Rama tregon rrezikun që i kanoset çdo qytetari, investitori të huaj, biznesi të ndershëm që nuk është klient i saj.

Mësuesit që hidhen në rrugë dhe nxënësit e traumatizuar në fillim të vitit shkollor janë alarmi më i fortë për situatën në të cilën ndodhet arsimi sot.

Nëse mbyllni derën e një shkolle, do të hapni derën e një burgu. Kjo është thirrja e kësaj proteste.

📚Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar!