Erë e fortë e shtrëngata, Vlora, Gjirokastra dhe Korça nën pushtetin e rrebesheve të shiut

119
Sigal

Shqipëria do të përfshihet sot nga një mot me reshje dhe ulje temperaturash. Gjithashtu, vendi ynë do të mbizotërohet edhe nga erë me shpejtësi mbi mesataren. Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë.

Në qarqet Fier dhe Berat priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata në disa qarqe. Në pjesën e parë të ditës, reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me rrebeshe. Ndërsa pasditja shfaqet më e qetë dhe me një përmirësim të lehtë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 20 °C

në vendet e ulëta: 15 / 19 °C

në vendet malore: 11 / 12 °C