ERE do të mblidhet sot për të vendosur çmimin e dritave. Fasha 800 kWh pritet të nisë në nëntor

119
Sigal

Enti Rregullator i Energjisë do të mblidhet sot për të ndryshuar vendimin për çmimin e energjisë elektrike.

Njoftimi është publikuar edhe në faqen zyrtare të institucionit, por ende nuk ka asnjë orar lidhur me kur do të mbahet takimi.

“Njoftojmë se ditën e premte datë 07.10.2022 do të zhvillohet mbledhja nr. 44 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite: Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin mbi 800 kWh/ muaj për klientët familjarë për periudhën 1 tetor – 31 dhjetor 2022”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e datës 23 shtator, ERE vendosi të miratojë propozimin e Qeverisë për rivendosjen e fashës dhe faturimin me çmim tregu për çdo kilovat të harxhuar mbi pragun e caktuar.

Por kryeministri Edi Rama doli live në Facebookun e tij, duke u shprehur se qytetarët kishin nisur të kursenin dhe fasha nuk do të hynte ne fuqi në tetor.

Më pas, ERE tha se çmimi do të përllogaritej çdo muaj. Kjo deklaratë detyroi Ramën të përgënjeshtronte veten dhe se fasha e re nuk do të niste në tetor, por në nëntor.

Ndërkohë që pardje, në Fletore Zytare u botua vendimi i ERE-s për ndryshimin e çmimit.