Era e fortë shkul pemët në Tiranë (Foto)

517
Sigal

Era e fortë ka pushtuar edhe Tiranën pas mesditës së kësaj të diele.

Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar disa pemë në kryeqytet, njëra prej tyre pranë “Pallatit të Kongreseve”, e cila ka bllokuar qarkullimin.

Si pasojë e erës së fortë është rrëzuar edhe pema e Krishtlindjes në qendër të Tiranës.

Deri tani nuk raportohet për lëndime në njerëz.