Sigal

Presidenti Ilir Meta ka vijuar me vizitën e tij në Kroaci, pak minuta më parë ka postuar një status në facebook ku shkruan se figura e Heroit Kombëtar Skënderbeu, ka lidhur fatin dhe lirinë e kombit shqiptar me të ardhmen e Europës.

Ja postimi i plotë i Metës:

Epoka dhe figura e Gjergj Kastriot Skënderbeut, me madhështinë dhe rëndësinë historike lidhi fatin dhe lirinë e kombit shqiptar me të ardhmen e Europës dhe qytetërimit evropian, bashkoi shqiptarët dhe tregoi forcën e tyre në momentet më të vështira të historisë së kombit tonë.