Epidemi gripi, dy persona humbën jetën nga komplikacionet

520
Sigal

Vendi është pothuajse në epidemi gripi. Ekspertët thonë se tanimë e kemi kaluar pragun epidemik dhe jemi në pikun e sezonit të gripit. Viruset po qarkullojnë me intesitet të lartë dhe vetëm në javën e parë të muajit shkurt janë prekur 24 mijë persona nga infeksionet respiratore dhe deri më tani kemi dy humbje jete. Të gjitha këto u raportuan nga ekspertët para deputetëve në komisionin e shëndetësisë. Koronavirusi po përhapet shpejt në 30 rajone dhe territore në botë me afro 40 mijë e 500 të prekur dhe 910 të vdekur. Shqipëria vijon të mbetet një vend me risk të ulët. Gjithsesi masat janë shtuar derisa është menduar edhe për një vend karantine.