Ende pa nisur protesta, policia shoqëron disa protestues, çfarë po ndodh në Bulevard

304
Sigal

Protesta e parashikuar për në orën 18:00 ende nuk ka nisur, por situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është e tensionuar.

Efektivë policie kanë shoqëruar disa të rinj të cilët kanë mbërritur në Bulevard për t’u bërë pjesë e protestës, e cila hyn sot në ditën e katërt.

Revoltat e shumë qytetarëve në Tiranë dhe në rrethe po zhvillohen pas vrasjes brutale të 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

I riu u vra nga një efektiv policie, pranë banesës së tij, sepse kishte thyer orarin policor.