Ende 7 kuti panumëruar/ Kandidati me plagjiaturë kryeson me mbi 2000 vota më shumë sesa votues

614
Sigal

Në shumë bashki të vendit, kandidatët e PS-së po fitojnë me më shumë vota sesa qytetarë që kanë marrë pjesë në votime, por ajo çfarë po ndodh me bashkinë e Beratit e thellon edhe më shumë këtë skandal.

Kur kanë mbetur edhe 7 kuti për t’u numëruar, kandidati socialist Ervin Demo, ka 2166 vota më shumë sesa numri i votuesve.

Sipas të dhënave të publikuara mbrëmjen e djeshme nga KQZ-ja, në Berat kishin votuar në total 14 mijë persona, ndërsa sipas të dhënave të publikuara ot, po nga KQZ-ja numri i votuesve ka qenë 16166.

Nga 118 kuti të numëruara, nga 125 gjithsesj, Demo ka 14451 vota, kandidati Shkarpa ka 844 vota dhe Aleksi, 871 vota.

Kujtojmë se Ervin Demo më parë ka mbajtur postin e zv/ministrit të Arsimit por dha dorëheqjen nga posti pas akuzave për plagjiaturë.