EMRI/ Vritet një person në lagjen “Rus” në Shkodër

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur Shkodrën mëngjesin e kësaj të marte. Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave në lagjen “Rus” në Shkodër.

Viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur shtetasi Nazmi Bandula, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Sigal

Ai është ekzekutuar në afërsi të banesës së tij.

Nga informacionet paraprake nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes teksa policia ka shkuar për të nisur hetimet.